Lajme
Kryetari i Komunës e heq borën nëpër qytet
Rufki Suma, kryetari i Hanit të Elezit vendosi që vetë t’i pastrojë rrugët, me një xhip të komunës, të cilin e kishte transformuar në ekskavatorë për heqjen e bores
Kryetari i Hanit të Elezit, Rufki Suma ka vendosur të mos shpenzojë para nga buxheti komunal për pastrimin e rrugëve të kësaj qyteze. Ai vendosi që vetë t’i pastrojë rrugët, me një xhip të komunës, të cilin e kishte transformuar në ekskavatorë për heqjen e bores.
Suma, një ish gueril i UÇK-së, ka arritur t’i fitoj zgjedhjet në Han të Elezit, ndërsa njihet si kryetari më me pak shpenzime.
Ndryshe nga komunat tjera të cilat shpenzojnë qindra mijëra euro për pastrimin e rrugëve nga bora, komuna e Hanit të Elezit po vepron ndryshe.
“Realisht e kemi ble përparësen e borës dhe e kemi vendosur në veturën e komunës. Sa i japim para kompanive të ndryshme, atë punë do ta kryejnë punëtorët e komunës si dhe unë personalisht”, citon “Zëri” Rufki Sumën, i cili heqësin e borës e kishte vendosur në xhipin Toyota.
Ai më tej ka treguar se edhe në fshatrat e Hanit të Elezit kanë bërë marrëveshje për pastrimin e rrugëve. “Po, kemi bërë marrëveshje me kryetarët e fshatrave që me traktorë të angazhohen të bëjnë punën. Ne i kompozojmë naftën (20 litra)”, ka thënë ai.
E-Diaspora
-
Hamza vazhdon fushatën në Gjermani, takoi bashkatdhetarët në Hannover e Köln Kandidati për Kryeministër i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, në kuadër të turneut të nëntorit...
-
Raportohet për eskalim gjatë tubimit të Edi Ramës me shqiptarët në Londër, rrahje mes protestuesish
-
Mbrëmje kulturore kushtuar rrënjëve të qytetërimit tonë
-
Rama nga Londra godet opozitën: Nxitën akte antishqiptare në tokë të huaj
-
Rama takohet me diasporën në Londër, pritet me protesta nga opozita
Jeta në Zvicër
-
Ndalimi i mbulesës në fytyrë nuk ka asnjë ndikim në turizëm Sipas shoqatave të turizmit, ligji i ri nuk ka gjasa të ketë ndonjë ndikim në numrin...
-
Zvicër: Qytetarët refuzojnë propozimet e ligjit për qira
-
Zviceranët i thonë “po” financimit uniform të shëndetësisë
-
Bazeli miraton ndarjen e fondeve për të pritur Eurovizionin
-
Kantoni Aargau refuzon uljen e moshës së votimit në 16 vjeç