Gjuha
Një deklaratë kundër gjuhës së urrejtjes në Ditën Ndërkombëtare të Arsimit 2024
Tema e këtij viti është: "Më mëso se si të zbërthej gjuhën e urrejtjes" - një thirrje për të gjetur së bashku mënyra për të luftuar gjuhën e urrejtjes, duke përdorur arsimin
“Sepse nëse urrejtja fillon me fjalë, atëherë paqja fillon me edukimin. Ajo që mësojmë ndryshon mënyrën se si e shohim botën dhe ndikon në mënyrën se si i trajtojmë të tjerët. Prandaj, edukimi duhet të jetë në qendër të përpjekjeve tona për të arritur dhe ruajtur paqen botërore”.
Audrey Azoulay, Drejtoreshë e Përgjithshme e UNESCO-s
Më 24 janar 2024 shënojmë Ditën Ndërkombëtare të Arsimit. UNESCO thekson rolin vendimtar të arsimit dhe mësuesve në luftën kundër gjuhës së urrejtjes, veçanërisht duke pasur parasysh sfidat që paraqesin mediat sociale në mjedisin e sotëm shkollor.
Arsimi nuk formëson vetëm njohuritë, por edhe qytetarë të përgjegjshëm, të cilët janë shtylla kurrizore e shoqërisë sonë. Këta qytetarë mund të jenë vendimtarë në shmangien e urrejtjes dhe paragjykimeve duke menduar në mënyrë kritike, duke qenë të gatshëm të adoptojnë perspektiva të ndryshme dhe duke kontribuar në mënyrë konstruktive për komunitetin.
Investimi në arsim nuk nënkupton vetëm pasurimin e njohurive faktike, por edhe forcon themelet e një shoqërie të fortë dhe liridashëse. Dita Ndërkombëtare e Arsimit na kujton se arsimi shkon përtej thjesht grumbullimit të fakteve. Ai është çelësi për të kapërcyer urrejtjen dhe për të formuar një shoqëri të bazuar në respekt, mirëkuptim dhe paqe. Sepse një angazhim aktiv ndaj paqes është më urgjent sot se kurrë: arsimi është në qendër të kësaj përpjekjeje, siç theksohet nga Rekomandimi i UNESCO-s për Arsimin për Paqe, të Drejtat e Njeriut dhe Zhvillim të Qëndrueshëm.
Tema e këtij viti e Ditës së Arsimit është: “Më mëso si të dekonstruktoj gjuhën e urrejtjes” – një thirrje për të gjetur së bashku mënyra për të luftuar gjuhën e urrejtjes, duke përdorur arsimin si një mjet për të promovuar mirëkuptimin dhe kohezionin.
Foto: Dritero Gjukaj NP
Foto: Dritero Gjukaj NP
E-Diaspora
-
Bernë: Dorëzohet për votim nisma që kërkon lehtësim të natyralizimit “Aktion Vierviertel” ("Katër të katërtat) ka dorëzuar sot në Bernë “Nismën për Demokracinë”, në krye të...
-
Ariana Qizmolli, me pjesën “Kërce pak”, në festivalin e vallëzimit, në Winterthur
-
Një deputete në Kuvendin e Shqipërisë, me doktoratë austriake
-
Aksident i rëndë në punë, humb jetën 41-vjeçari shqiptar në Itali
-
Pajtim Statovci fiton çmimin prestigjioz “Finlandia” në Stokholm
Jeta në Zvicër
-
Zvicra mbetet kampione evropiane në hekurudha Zvicra mbetet, deri tani, kampionia evropiane e udhëtimit me tren. Si për nga numri i udhëtimeve...
-
Bernë: Dorëzohet për votim nisma që kërkon lehtësim të natyralizimit
-
Gjykata Federale: Personat mbipeshë tani mund të marrin pension IV
-
Priten reshje të dendura bore në Zvicër: Këto rrugë tashmë janë mbyllur
-
Zviceranët do të votojnë për natyralizim më të lehtë