Lajme
Rusia: “E pakuptimtë” që zviceranët të presin samitin e paqes në Ukrainë
Ambasadori rus në Bernë tha në një intervistë të publikuar të dielën, që Zvicra të presë bisedimet e paqes për Ukrainën do të ishte “e pakuptimtë”.
Në Forumin Ekonomik Botëror në Davos javën e kaluar, presidenti i Ukrainës, Volodymr Zelensky, i kërkoi Zvicrës të organizonte një samit paqeje.
Zvicra neutrale ka vepruar si ndërmjetës për zgjidhjen e konflikteve ndërkombëtare në të kaluarën. Ambasadori rus, Sergei Garmonin, megjithatë, i tha gazetës SonntagsZeitung se një samit i paqes në Ukrainë pa pjesëmarrjen e Moskës do të ishte “i dënuar të dështonte”, transmeton albinfo.ch.
Garmonin kritikoi Zvicrën, duke thënë se vendi mbështeti vazhdimisht “linjën antiruse të Perëndimit kolektiv” dhe duke treguar solidaritet me Ukrainën “kishte humbur rolin e saj si një ndërmjetës i paanshëm ndërkombëtar”.
“Plani i paqes prej dhjetë pikash i Zelenskiy nuk ishte një bazë për të hyrë në dialog, sepse përmbante një sërë ultimatumesh kundër Rusisë. Nuk mund të flasësh me Rusinë në gjuhën e ultimatumeve”, ka thënë ai, shkruan swissinfo.
Ndryshe, ai deklaroi se kërkesat ruse për t’u marrë parasysh përfshijnë se “Ukraina duhet të bëhet një vend neutral, i paangazhuar, pa armë bërthamore dhe që respekton të drejtat dhe liritë e njeriut të të gjithë qytetarëve dhe grupeve kombëtare në territorin e saj”.
E-Diaspora
-
Dubai: Firma shqiptare e patundshërive me ofertë për investitorët shqiptarë të Zvicrës Nga Neymar te Tripleksi më i Shtrenjtë në Botë: Historia e Investimeve që Ndërtojnë Standarde të...
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
Jeta në Zvicër
-
A duhet të bëhen të detyrueshme gomat e dimrit në Zvicër? Gomat e dimrit nuk janë të detyrueshme në Zvicër. Ekspertët besojnë se rregulloret aktuale janë të...
-
SBB pret fitim të njëjtë si vitin e kaluar
-
Shumë pista skijimi në Zvicër kanë hapur sot dyert
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës
-
Kantoni i Gjenevës shqyrton mundësinë e pushimit para lindjes