Shqipëria
Shqipëria me sy kah Afrika për sigurimin e punëtorëve për ‘Call Center’
Numri i të punësuarve në sektorin call center shënoi tkurrje edhe gjatë vitit 2023. Sipas të dhënave të Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve (DPT), në periudhën janar-tetor 2023, në sektorin call center ishin 9,894 të punësuar.
Numri i të punësuarve në vitin 2022 ishte 11,452. Krahasuar me numrin vjetor të të punësuarve në 2022, numri i tyre ka rënë me 13%. Në 2015-n, ky sektor kishte 25,000 të punësuar. Krahasuar me 2015-n, numri i të punësuarve është pakësuar me 60%.
Edhe këtë vit, kompanitë e sektorit do të vijojnë të jenë në vështirësi për gjetjen e punonjësve. Operatorët rendisin si arsye kryesore të thellimit të hendekut nga viti në vit largimin e të rinjve në emigracion.
Ndërsa zgjerimi i kontratave me operatorë ndërkombëtare, duke përfshirë Apple, Booking apo DAZN (platformë ndërkombëtare për ndeshjet sportive) ka sjellë që ky sektor të mos jetë tërësisht i varur nga italishtfolësit.
Për zgjidhjen e kësaj problematike, kompanitë janë duke shqyrtuar mundësinë e punësimeve të të rinjve nga vendet e Afrikës dhe Filipinet që kanë njohuri të gjuhës angleze dhe asaj franceze.
Lorenc Goga, nga “Facile.it”, tha se mbetet një opsion për t’u parë mundësia e marrjes së punonjësve nga Filipinet, apo shtetet e Afrikës së Veriut, si Tunizia dhe Maroku dhe të Afrikës Perëndimore, Gana dhe Nigeria.
“Nëse brezi i viteve ‘80-‘90 mësuan në mënyrë autodidakte gjuhën italiane, tashmë kjo nuk po ndodh më masivisht me të rinjtë e sotëm. Problematika kryesore nuk është mungesa e njohurive për gjuhë të huaja, pasi pjesa dërrmuese e të rinjve të sotëm janë njohës të gjuhës angleze.
Ky është avantazh për sektorin që ka zgjeruar kontrata e shërbimet me shumë kompani ndërkombëtare.
Problemi kryesor mbetet mosgjetja e punonjësve, për shkak të emigrimit. Aktualisht, kompanitë call center nuk mund t’i përgjigjen me punonjës zhvillimit të këtij tregu.
Në shumë raste jemi të detyruar që fushatat e shërbimit që mund t’i kryenin në vend, i kemi transferuar në Itali për zbatim, pasi nuk gjejmë punonjës. Një alternativë mbetet studimi i opsionit për marrjen e punonjësve të huaj”, tha ai transmeton monitor përcjell albinfo.ch.
Ndonëse deri tani nuk është finalizuar asnjë kontratë për rekrutime punonjësish në call center nga Filipinet dhe vendet e Afrikës, Goga thekson se para zbatimit të kësaj mase, është mjaft e domosdoshme që të mbështeten nga institucionet shqiptare me hartimin e një legjislacioni, për formalizimin e marrëdhënieve me punonjësit e huaj dhe për kualifikimin e tyre, me qëllim përjashtimin e rreziqeve të mundshme për mosfunksionimin e saj.
Për sa i përket alternativës tjetër për zgjidhjen e problematikës së punësimeve, duke përdor Inteligjencën Artificiale, Lorenc Goga, pohon se të gjitha kompanitë kanë avancuar me investimet për automatizim, duke i ndihmuar në reduktim kostosh, por roli i njeriut në këtë sektor mbetet i pazëvendësueshëm.
Edhe kompanitë e tjera të sektorit call center e kanë ngritur më herët shqetësimin se problematika me rekrutimet ka nisur që në vitin 2017 dhe vitet e fundit është kthyer në një shqetësim real.
Më tepër tkurrje të të punësuarve kanë kompanitë e vogla call center. Të mëdhenjtë, pas rënies së numrit të të punësuarve në pandemi, kanë nisur rikuperimin me rekrutimet.
Numri i kompanive call center, sipas të dhënave të DPT-ve në 10- mujorin e 2023 ishte 466 nga 523 operatorë që kryenin aktivitetin call center në 2022. Rënia e numrit të operatorëve është rreth 11%.
E-Diaspora
-
Kosovë: Kërkesa për shtimin e qendrave të votimit për diasporën shihet si ndërhyrje e qeverisë në procesin zgjedhor Për zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit të vitit 2025 tash e disa kohë po zhvillohet fushatë...
-
“Tri Net Film Fest”, në kërkim të historisë përmes filmit shqiptar
-
13 vjet burgim për shqiptarin që hyri për të vjedhur një shtëpi në Londër
-
Leutrim Aliji, pianisti virtuoz që bashkoi muzikën klasike me shpirtin shqiptar
-
Art Julius Aurel kandidon për parlamentin e Steiermark-ut
Jeta në Zvicër
-
“Falë Granit Xhakës, unë jam dikushi”, thotë i riu i hendikepuar, Musa Musiqi 21-vjeçari nga Zvicra Lindore vuan nga paraliza cerebrale për shkak të një hemorragjie të trurit në...
-
Një në nëntë zviceranë investojnë në kriptovaluta
-
A janë të hapura vendet e punës në administratën publike në Zvicër për të huajt?
-
Një tren i ri nëpër hekurudhat e Zvicrës
-
Identifikohet rritje mallrash të paligjshme dhe potencialisht të rrezikshme