Lajme
Në Spreitenbach (AG) hapet ekspozita e Shoqatës së Artit Shqiptar
Me punimet e tyre artistike, kryesisht në pikturë dhe skulpturë, prezantohen një numër i madh i artistëve shqiptarë që jetojnë në Zvicër
Më 26 janar në qytetin Spreitenbach, Kantoni Aargau hapet “Ekspozita e Shoqatës së Artit Shqiptar”. Ajo do të qëndrojë e hapur deri më 01. Mars. 2024.
Në këtë ekspozitë, me punimet e tyre artistike, kryesisht në pikturë dhe skulpturë, do të prezantohet një numër i madh i artistëve shqiptarë që jetojnë dhe krijojnë në Zvicër.
Kurator i ekspozitës është Salvatore Mainardi, i cili do të mbajë po ashtu edhe fjalën e hapjes.
Vernisazhi (Hapja), me aperitiv mbahet të premten, më 26. Janar 2024, nga ora 19:00 deri në orën 21:00.
Orari i ekspozitës:
E hënë: 8:30 – 11:30 dhe 13:30 – 18:30
Të martën deri të enjten: 8:30 – 11:30 dhe 13:30 – 16:00
Të premten: 8:30 – 15:00
Adresa: Gemeindegallerie, Bahnhofstrasse 28, 8957, Spreitenbach
Info rreth ngjarjes
- Data e fillimit21 Janar 2024
- Ora13:00
- LokacioniSpreitenbach
- Data e përfundimit25 Janar 2024 - 19:00
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Një deputete në Kuvendin e Shqipërisë, me doktoratë austriake Edona Bilali është deputete e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, ku përfaqëson Qarkun e Shkodrës, që...
-
Aksident i rëndë në punë, humb jetën 41-vjeçari shqiptar në Itali
-
Pajtim Statovci fiton çmimin prestigjioz “Finlandia” në Stokholm
-
Piloti Blin Hoxha kërkon leje për ulje në aeroportin e Prishtinës në gjuhën shqipe
-
Topalli: Vota e diasporës, shpëtim për Shqipërinë
Jeta në Zvicër
-
Priten reshje të dendura bore në Zvicër: Këto rrugë tashmë janë mbyllur Nga e enjtja e tutje me gjasë do të ketë shumë borë në pjesë të mëdha...
-
Zviceranët do të votojnë për natyralizim më të lehtë
-
Më shumë fleksibilitet për të ndryshuar mbulimin e sigurimit shëndetësor në Zvicër
-
Këshilli Federal rekomandon refuzimin e “Iniciativës foie gras”
-
Cilat janë kooperativat zvicerane të strehimit dhe a mund t’i aksesoni ato?