Lajme
Zvicër: A janë kopshtet zoologjike një zhvillim i nevojshëm?
Në dekadat e fundit mirëqenia e kafshëve është bërë një shqetësim kryesor për popullatën, duke i shtyrë kopshtet zoologjike të evoluojnë, si në “kushtet e robërisë”, ashtu edhe në praktika, shkruan albinfo.ch.
Biologu i kopshtit zoologjik, Pierre Ecoffey, ka shpjeguar se sa u përket lojërave dhe trikave të ndryshëm, objektivi është të krijojnë zhgënjim dhe t’i stimulojmë ata në mënyrë që të zbulojnë se si të mësojnë gjëra të reja.
Sipas tij, këto praktika të reja të quajtura “pasurim” synojnë të zhvillojnë kreativitetin e kafshëve siç do të bënin në natyrë dhe të thyejnë mërzinë.
“Sot nuk kërkojmë më higjienën, kemi një dysheme dheu, me bimë natyrore, madje kemi një ekosistem që është krijuar me krimba, morra dhe kemi një gjendje më të mirë shëndetësore për kafshët”, shton specialisti, transmeton RTS.
Parimi i robërisë
Në Bernë, gropa e ariut ishte për një kohë të gjatë objekt ankesash në Zvicër dhe jashtë saj, përpara se qyteti të rimendonte plotësisht, në vitin 2009, kushtet e robërisë së kafshëve të tij.
Por, për Vera Weber, drejtoreshë e Fondacionit Franz Weber, ende lind pyetja e robërisë: “Fëmijëve u mësohet se dominimi i njeriut mbi kafshët është gjithmonë i pranueshëm, ndërsa kopshtet zoologjike duhet të jenë në shërbim të kafshës”.
Në sytë e saj, kopshtet zoologjike sot duhet të vazhdojnë të evoluojnë dhe “mund të bëhen qendra për rehabilitimin ose rikthimin e specieve vendase të rrezikuara, kjo është ajo që duhet të bëhet një kopsht zoologjik në shekullin 21”.
Argëtim dhe ndërgjegjësim
Kopshtet zoologjike zvicerane tërheqin më shumë se pesë milionë vizitorë çdo vit. Nëse mbeten vende argëtimi publik, ky nuk është më misioni i tyre i vetëm, nënvizon Roland Bulliard, drejtor i kopshtit zoologjik Servion.
“Kopshtet zoologjike na lejojnë gjithashtu të studiojmë kafshët, t’i kuptojmë më mirë për t’u dhënë atyre kujdesin më të mirë veterinar dhe kjo ndoshta bën të mundur ofrimin e kujdesit për kafshët në natyrë në rajonet ku ata kanë nevojë”, ka thënë ai.
Bulliard ka thënë se sa i përket të ardhmes, objektivi kryesor mbetet mirëqenia e kafshëve: “Ne do të zgjerojmë më tej rrethimet pa shtuar numrin e specieve, por nuk mund të prekim pyllin apo tokën bujqësore”.
Sipas raportit të Mbrojtjes së Kafshëve Zvicerane për kopshtet zoologjike, parqet e kafshëve përputhen me standardet e mirëqenies së kafshëve.
E-Diaspora
-
Vjenë
Virale dhe e suksesshme, Almira nga Austria ka 800 mijë ndjekës në rrjetin “tik-tok” Almira tregon se aktualisht ka mbi 800 mijë ndjekës dhe përveç se është një tik-tok-ere e...
-
Suedi: Diamant Salihu fiton çmimin “Novatorët e vitit”
-
Gjermani: 14-vjeçari shqiptar kishte pësuar djegie në 80% të trupit, zgjohet nga koma pas 5 muajsh
-
5 orë pritje, anulohet fluturimi nga Bazeli për në Prishtinë
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri?
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Aksident mes mjetit ushtarak dhe autobusit Nëntë efektivë të ushtrisë zvicerane u lënduan në një aksident ...
-
Bora e parë shkakton rreth 150 aksidente në kantonin e Cyrihut
-
Mbi 600 thirrje urgjente janë pranuar vetëm në kantonin e Lucernit për shkak të borës
-
Bora e parë në Zvicër bllokon trafikun
-
5 orë pritje, anulohet fluturimi nga Bazeli për në Prishtinë