Portrete të firmave
Fetahi: «Shtëpia e Kosovës» në panairin Swissbau ngriti imazhin e Kosovës

Në mbështetje të kompanive të Kosovës, një delegacion i Rrjetit të Bizneseve të Diasporës Shqiptare në Zvicër, i kryesuar nga Presidenti i Bordit të këtijë Rrjeti z. Fehmi Fetahi, ka vizituar eksponatet me produkte të kompanive kosovare të ekspozuara në këtë panair, i cili është njëri nga panairet më të mëdhenj ndërkombëtarë të mobilerisë dhe të interierit.
Duke e pasur parasysh përkrahjen e prodhuesve nga Kosova, Fehmi Fetahi, ka thënë se me eksportin e deritanishëm të prodhimeve të kësaj dege industriale në Zvicër, Kosova e meriton një vlerësim maksimal.
Me këtë rast ata u pritën nga Kryetari i shoqatës Kllasteri PREFAB Kosova, z. Nazmi Mehmetaj dhe Arieta Vula Pozhegu nga Shoqata e Përpunuesve të Drurit të Kosovës SHPDK.
Kllaster merret me industrinë e ndërtimeve të parafabrikuara. 15 kompani nga kjo shoqatë kanë ekspozuar “Shtëpinë e Kosovës” (House of Kosova), një shtëpi e madhe druri, të ngritur në hapësirat e panairi.
«Shtëpia e Kosovës me të gjitha produktet e «Made in Kosova» krijon mundësi për rritje të eksportit dhe në veçanti për ngritje të imazhit të Kosovës përmes paraqitjes së mirë prezantuese dhe ekspozimit të prodhimeve cilësore», ka thënë Fehmi Fetahi.
Ai është zotuar se me Rrjetin e Bizneseve Shqiptare në Zvicër do të angazhohen që produktet kosovare të drurit të gjejnë treg edhe më të gjerë në Zvicër përmes ndërmarrësve shqiptarë.
Duke e ditur se tregu i Zvicrës është një treg atraktiv për prodhuesit kosovarë si nga aspekti i afërsisë ashtu edhe nga aspekti i shkëmbimit të përvojave, ky sektor duhet të jetë në fokus të të gjithë mekanizmave ekonomikë.
Sido që të jetë, sot do të përmbyllet Swissbau, panairi më i madh i ndërtimtarisë në Zvicër, që mbahet çdo dy vjet. Mbi 25 prodhues kosovarë prezantuan denjësisht cilësinë e ofertës së tyre për tregun evropian.
Përvoja e deritashme e pjesëmarrjes në këtë panair ka treguar se sektori i drurit është në rritje të vazhdueshme dhe se prodhimet nga ky sektor janë duke krijuar tregje të reja dhe të sigurta për eksport në drejtim të Evropës.
Lexoi po ashtu:
E-Diaspora
-
Njihuni me familjen që la Zvicrën për të jetuar në Kosovë Familja kosovare që u kthye në Kosovë pas disa vitesh qëndrimi në Gjenevë...
-
Kur e qeshura bëhet atdhe – “Luli & Goni Lemes”, me premierë në Zvicër
-
Policia austriake zbulon shkelje të shumta në furrat e bukës me pronarë nga Ballkani
-
Pjesë e orës së mësimit për nxënësit shqiptarë në Romë u bë edhe Çiftelia
-
Vrau 39-vjeçarin shqiptar me thikë në Itali, lirohet i mituri
Jeta në Zvicër
-
Lista e aeroporteve më të mira në planet për vitin 2025, ja kush kryeson 20 aeroportet më të mira në botë ...
-
Uji i pijshëm rreth EuroAeroportit, i ndotur dhe i kontaminuar
-
Rreth 23 milionë lepurushë çokollate të prodhuar në Zvicër për Pashkë
-
Çfarë mbulon sigurimi shëndetësor në Zvicër për kujdesin ndaj shëndetit mendor?
-
Rregullimi i platformave online në Zvicër shtyhet sërish – kritika për vonesën