Kosova
Zviceranja që e dha gjithë pasurinë për UÇK-në u varros në Prizren
E lindur në Zvicër por lamtumira e fundit iu dha në Prizren. Elizabetë Poniku, zviceranja që dha gjithë pasurinë e saj për UÇK-në, u varros me rite fetare islame në fshatin Lubiçevë të Prizrenit.
E ndjera ishte e bija e një legjionari e ushtaraku, e cila në vitet e ’90-ta në Zvicër, u martua me Ahmet Ponikun nga Prizreni.
Teksa jetonin në ato vite në Zvicër ata ranë në kontakt me gjeneral Jashar Salihun në Zvicër duke u bërë kështu edhe pjesë e logjistikës së Shtabit të UÇK-së, në Zvicër.
“Startoi me ndihma financiare, mandej plasën aksionet e para guerile ishte në ngjarje dhe i interesonte sigurimi i armatimeve, sidomos i armëve adekuate për luftën guerile….Elizabeta kurrë nuk ka marrë para nga fondet, por gjitha këto i ka bërë nga kontributi i vet, ose thënë ndryshe, nga xhepi i saj”, tregon bashkëshorti i saj Ahmeti Poniku.
Ai rrëfeu edhe amanetin e fundit të Elizabetës.
“Ishte dëshira e fundit që të prehet këtu në jetën e amshueshme”.
E-Diaspora
-
Kosova, gati për turneun “Yellow Cup” në Winterthur të Zvicrës Më 4 janar prej orës 19:00 është ndeshja Zvicër – Kosovë...
-
Pritjet nëpër pika kufitare, 2 orë për të dalë në Merdarë e Muçibabë
-
FC Kosova Zürich: Stabiliteti, sukseset dhe ambiciet për të ardhmen
-
Rita Ora në New York për ndërrimin e moteve
-
Bekim Zogaj, kur “pensionimi” vjen në kulmin e karrierës
Jeta në Zvicër
-
Siguruesi zviceran Helvetia thotë se 500 vende pune janë prekur nga ulja e kostove Rreth 500 vende pune, duke përfshirë 200 deri në 250 në Zvicër, janë prekur nga masat...
-
Zvicër: 5% më pak shitje të veturave të reja
-
Ka gjithnjë e më pak vende parkimi publike në qytetet zvicerane
-
Fermerët zviceranë të shqetësuar për të ardhurat dhe barrën administrative
-
Subvencionet publike për transportin publik po rriten në të gjithë Zvicrën