Uncategorized

Dëbohet, pas 34 vitesh qëndrimi në Zvicër: Ka vjedhur 112 thasë me pajisje elektrike

Kthimi në Kosovë do të ishte “jo i paarsyeshëm” për të akuzuarin. Çifti flet vetëm boshnjakisht me fëmijët e tyre. Prindërit e të akuzuarit kanë një shtëpi në Kosovë

Një shtetas 40-vjeçar i Kosovës (me gjuhë amtare boshnjakishten) që jeton prej 34 vitesh në Zvicër do të dëbohet nga vendi. I dënuari më parë ka vjedhur nga punëdhënësi i tij në shumë raste.

Sipas aktakuzës, nga shtatori deri në dhjetor 2021, ai ka nxjerrë kontrabandë jashtë objektit të punëdhënësit të tij plot 112 thasë letre të mbushura me pajisje elektrike.

Lista e sendeve të vjedhura është e gjatë: aty përfshihet shumëçka, duke filluar nga çelsat e energjisë elejtrike, stabilizatorët e deri te tharëset e flokëve, llampat e xhepit dhe detektorët e lëvizjes (kamerat përgjuese). Kompania nuk ishte në gjendje të përcaktojë vlerën e saktë të mallit të vjedhur, shkruan nzz.ch. Megjithatë, vetë i pandehuri gjatë hetimeve penale ka pranuar se kishte vjedhur mallra me vlerë rreth 150 mijë franga.

Materiali me vlerë rreth 47 mijë franga u gjet gjatë kontrollit të një shtëpie. I akuzuari deklaroi se kishte shitur mallra me vlerë rreth 100 mijë franga dhe në këtë mënyrë kishte nxjerrë një fitim prej rreth 30 mijë frangash.

Sipas avokatit mbrojtës, “thelbi” i çështjes nuk është dënimi i pjesshëm me burgim prej 28 muajsh, por kërcënimi me dëbim nga vendi. Prokurori publik kërkon që klienti i tij të largohet nga Zvicra për shtatë vjet.

I akuzuari qysh më parë kishte kryer disa delikte dhe për këtë arsye nuk ishte natyralizuar në Zvicër, ndryshe nga pjesa tjetër e familjes së tij.

Në sallën e gjyqit, i pandehuri ka pranuar gjithçka, por tani është shprehur se shuma prej 150 mijë frangash që thuhet në aktakuzë është shumë e lartë.

Gjykata e Qarkut e Cyrihut e ka dënuar të pandehurin me burgim të pjesshëm prej 30 muajsh për vjedhje komerciale, përcjell albinfo.ch. 18 muaj nga kjo do të pezullohen dhe ai do të duhet të vuajë 12 muajt e mbetur.

Në lidhje me dëbimin nga vendi, kryetari i trupit gjykues sqaron se mund të supozohet se bëhet fjalë për vështirësi personale. Megjithatë, kthimi në Kosovë do të ishte “jo i paarsyeshëm” për të akuzuarin. Çifti flet vetëm boshnjakisht me fëmijët e tyre. Prindërit e të akuzuarit kanë një shtëpi në Kosovë.

Përfundimisht gjykata ka vendsour që dëbimi nga vendi të kufizohet në një minimum prej pesë vjetësh. Në këtë rast, interesit të popullatës zvicerane i jepet peshë më e madhe se sa mirëqenies së të dënuarit.