Kosova
Kurti në prag të Samitit të Davosit: Prioritet i takimeve do të jetë siguria e Kosovës
Kryeministri Albin Kurti në prag të nisjes së Forumit Ekonomik Botëror në Davos, në një intervistë për televizionin publik të Kosovës ka theksuar se prioritet i takimeve bilaterale do të jetë siguria e Kosovës dhe mosshkelja e marrëveshjeve nga ana e Serbisë.
“Natyrisht që për neve prioritet është siguria e Kosovës, e kufijve të saj. Normalizimi i marrëdhënieve Kosovë – Serbi vjen së pari prej zbatimit e mosshkeljes së marrëveshjes bazë, e së dyti nëpërmjet sigurisë ligjore, që kjo marrëveshje nuk do të shkelet, e unë besoj se garancë për këtë është pikërisht nënshkrimi i saj”, ka thënë Kurti.
Ai ka konfirmuar se do të ketë takim me zyrtarin e lartë nga Departamenti i Shtetit Amerikan, James O’Brain.
“Ka mundësi që me presidentin e Serbisë do të jem në një panel, ndërkaq nesër do të kem takim me zyrtarin e lartë nga Departamenti i Shtetit Amerikan, James O’Brain, i cili e njeh Kosovën që prej tri dekadash”, ka deklaruar ai.
Kurti ka thënë se gjithashtu Forumin Ekonomik Botëror do ta shfrytëzojnë si mundësi për thirrje të investitorëve në Kosovë.
“Ende nuk janë konfirmuar të gjithë pjesëmarrësit, do të kem disa takime bilaterale, disa intervista për media të huaja dhe njëkohësisht do të kem disa takime me drejtues koorporatash që t’i ftojmë të vijnë e të investojnë në Kosovë, në veçanti në fushën e energjisë së ripërtërishme”, ka thënë Kurti.
E-Diaspora
-
Kosova, gati për turneun “Yellow Cup” në Winterthur të Zvicrës Më 4 janar prej orës 19:00 është ndeshja Zvicër – Kosovë...
-
Pritjet nëpër pika kufitare, 2 orë për të dalë në Merdarë e Muçibabë
-
FC Kosova Zürich: Stabiliteti, sukseset dhe ambiciet për të ardhmen
-
Rita Ora në New York për ndërrimin e moteve
-
Bekim Zogaj, kur “pensionimi” vjen në kulmin e karrierës
Jeta në Zvicër
-
Siguruesi zviceran Helvetia thotë se 500 vende pune janë prekur nga ulja e kostove Rreth 500 vende pune, duke përfshirë 200 deri në 250 në Zvicër, janë prekur nga masat...
-
Zvicër: 5% më pak shitje të veturave të reja
-
Ka gjithnjë e më pak vende parkimi publike në qytetet zvicerane
-
Fermerët zviceranë të shqetësuar për të ardhurat dhe barrën administrative
-
Subvencionet publike për transportin publik po rriten në të gjithë Zvicrën