Kosova

Në Davos, pjesëmarrës Kurti dhe Vuçiq

Këtë të hënë nis punimet Forumi Ekonomik Botëror që mbahet në Davos të Zvicrës. Forumi do të zgjasë katër ditë, e në mesin e liderëve botërorë që marrin pjesë do të jenë edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq.

Takimi vjetor i Forumit Ekonomik Botëror këtë vit ka temën ‘Rindërtimi i besimit” dhe mbahet nga  15–19 janar 2024.

Ndërmjetësuesi i Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, pritet t’i takojë ndaras kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Sano, duke konfirmuar këto takime, sqaroi se megjithatë nuk pritet të ketë takim trepalësh./Albinfo.ch