Futboll

Xhaka nominohet si Lojtari Zviceran i Vitit

Granit Xhaka është shpallur dy herë Lojtari i Vitit, më 2017 dhe 2022. Edhe Platforma mediale albinfo.ch, ka përzgjedhur Granit Xhakës Personalitet Viti 2023, jo vetëm për futboll por edhe për kontributin e gjithanshëm në drejtim të afirmimit të shqiptarëve në Zvicër.

Pas paraqitjeve të mrekullueshme me Bayer Leverkusenin dhe Zvicrën, Granit Xhaka, është nominuar për çmimin Lojtari Zviceran i Vitit për vitin 2023.

SFV (Federata Zvicerane e Futbollit) dhe SFL (Liga Zvicerane e Futbollit) do të shpallin çmimet e tyre vjetore për 2023 të hënën, më 15 janar, përcjell albinfo.ch.

Xhaka është edhe kapiten i kombëtares zvicerane, që u kualifikuan në Euro 2024, ku do të jetë një tjetër paraqitje për yllin shqiptar.

Një fitore do të ishte e treta e Xhakës, pasi më parë ishte shpallur Lojtari i Vitit në 2017 dhe 2022.

Platforma mediale albinfo.ch e ka shpall Personalitet Viti për vitin 2023 futbollistin Granit Xhaka, jo vetëm për futboll por edhe për kontributin e gjithanshëm në drejtim të afirmimit të shqiptarëve në Zvicër!

Lexoni po ashtu:

Këto janë Personalitetet e Vitit 2023, të zgjedhura nga albinfo.ch