Lajme

Mercedes prezanton makinën e së ardhmes që drejtohet nga Inteligjenca Artificiale

Mercedes-Benz ka zbuluar në panairin e makinave elektrike në Las Vegas konceptin e saj të ri të makinës me drejtim nga Inteligjenca Artificiale.

“Makina e së ardhmes” e quajnë ideatorët dhe ndërtuesit polakë të këtij modeli të ri. Benzi në fjalë do të ketë një asistent virtual, të aftë që të dialogojë me përdoruesin e të drejtojë makinën njëkohësisht.

Asistentja e mençur mund të flasë gjuhë të ndryshme, në tonalitete të ndryshme të zërit, si dhe mund t’u përgjigjet edhe pyetjeve inteligjente.

Kompania ende nuk ka një çmim për shitjen e saj, por sigurisht besohet se do të kushtojë miliona dollarë.