Lajme
Partia ekstremiste AFD ka një plan për dëbimin e miliona të huajve nga Gjermania
Në një takim, deri tani të panjohur publikisht, politikanë të partisë populiste të djathtë në Gjermani, AfD, janë takuar me ekstremistin e djathtë austriak, që njihet si neonazist, Martin Sellner, dhe mbështetës privatë të tij për të diskutuar një masterplan që parashikon dëbimin e miliona vetëve nga Gjermania. Ky njoftim vjen nga media e pavarur “Correctiv”.
Këtë takim e kishte thirrur, ndër të tjera, edhe ish-bashkëpronari i rrjetit të dyqaneve të vetëshërbimit të bukës, “Backwerk”, Hans Christian Limmer, sot një nga pronarët e një rrjeti restorantesh për hamburger, “Hans im Glück”. Ekipi i gazetarëve investigativë ka dokumentuar takimin që ishte mbajtur në një hotel në Potsdam. Disa dokumente i janë vënë në dispozicion “Correctiv” edhe nga organizata “Green Peace”.
5.000 euro pjesëmarrje për një masterplan
Në një ftesë të takimit që e ka në dorë tek “Correctiv” thuhet se te ky takim do të paraqitet një “koncept strategjik në formën e një masterplani. “Shanset që vendi ynë të kthehet në një kurs të shëndetshëm dhe normal” janë “të mëdha si kurrë më parë”. Për pjesëmarrje është ngritur një “donacion të paktën prej 5.000 eurosh”. Ky donacion duhet të bëjë të qartë se “grumbullimi i mjeteve mbështetëse është detyra bazë e një raundi të tillë”, thuhet në letrën e nënshkruar nga sipërmarrësi Limmer dhe ekstremisti i njohur i djathtë, Gernot Mörig. Në një ftesë tjetër të Mörig thuhet se konceptin e përgjithshëm në kuptimin e një masterplani do ta prezantojë në hyrje i njohuri Martin Sellner.
Dëbim i gjermanëve?
Disa burime i konfirmuan deklaratat e njëjta për reporterët e “Correctiv”. Në qendër të këtij takimi ishte një koncept ekstremist i djathtë i frymëzuesit të “Lëvizjes identitare”, Sellner, që vetë AfD, zyrtarisht nuk e pranon: “rimigracionin” edhe të qytetarëve gjermanë me sfond migrimi. Kjo do të thoshte dëbimin e miliona vetëve nga Gjermania.
Miratime nga politikanët e AfD-së
Gjatë takimit politikane e politikanë të AfD-së, sipas “Correctiv” e kanë mriatur konceptin e prezantuar. Kështu për shembull, kreu i grupit të AfD-së në Saksoni-Anhalt, Ulrich Siegmund ka shtuar, se në landin e tij duhen marrë masa që të bëhet “jo atraktive për këtë klientel për të jetuar” në Gjermani. Deputetja e Bundestagut e AfD-së. Gerrit Huy tha, se ajo e ndjek me kohë objektivin e skicuar dhe që me hyrjen në këtë parti “ka paraqitur një koncept rimigracioni”.
Një nga personat që ka marrë pjesë në takim ka qenë edhe Roland Hartwig, referenti personal i kryetares së partisë, AfD, Alice Weidel. Pjesëmarrja e tij tregon, se botëkuptimet ekstremiste të djathta kanë zënë vend deri në kupolën e partisë AfD. “Correctiv” i konfrontoi disa nga pjesëmarrësit me deklaratat e tyre. Gernot Mörig është shprehur, se nuk ka pasur kushte pjesëmarrjeje, aspak në një formë donacioni, megjithëse në ftesë ishte shkruar ndryshe. Në lidhje me deklaratat e “konceptit të rimigrimit”, Mörig është shprehur, se i kujton ndryshe deklaratat e neonazistit, Sellner, sepse nëse do t’i kishte “perceptuar me vetëdije” do të kishte kundërshtuar me siguri. Kurse kreu i grupit të AfD për Saksoni Anhalt, Siegmund është shprehur, se ai ka qenë si “person privat” dhe jo si deputet i AfD në takim. Të tjerë nuk i kthyen përgjigje “Correctiv” deri në përgatijen përfundimtare për botim të artikullit. /DW
E-Diaspora
-
Kurti, me studentët shqiptarë të St.Gallenit, debaton për të ardhmen e Kosovës Debatin me Kurtin, mbi temën "Investimi në të ardhmen e Kosovës" e ka udhëhequr profesori i...
-
Kurti në Cyrih prezanton Kosovën si vend të përshtatshëm për të investuar
-
Kurti niset drejt Zvicrës për takim me mërgatën
-
Hamza takon mërgatën në Cyrih
-
Rama në Nju-Jork: Dua votën e shqiptarëve në SHBA
Jeta në Zvicër
-
Pse Zvicra rrezikon të përballet me deflacionin Franga zvicerane është rritur gjatë muajve të fundit dhe aktualisht po qëndron pranë niveleve rekord...
-
Si ka marrë azil një shtetas gjerman në Zvicër?
-
A mund të prezantojë Gjeneva një ditë pune gjashtë-orëshe?
-
Më shumë njerëz po heqin dorë nga mishi në Zvicër
-
Zvicra ka kthyer tre kriminelë në Ukrainë, për herë të parë që nga fillimi i luftës