Kosova

Artistja shqiptare nga Cyrihu hap ekspozita në Paris, Madrid e Nju-Jork

Imelda Molla është shqiptarja, e cila jeton dhe vepron në Cyrih të Zvicrës, transmeton albinfo.ch.

Ajo është e njohur në botën e artit si Imelda’s Art, si një artiste abstrakte.

Prej rreth katër vjetësh jeton në Cyrih të Zvicrës.  Më datë 26 të këtij muaji ajo do të hapë një ekspozitë në Art Fair Paris, në Francë. Ndërsa nga 1 shkurti i këtij vitit deri më 15.02.2024 ajo do të hapë ekspozitën në Van Gogh Art Gallery në Madrid të Spanjës, ndërsa më datë 4 prill – deri më 07.04 do të jetë e hapur ekspozita “Art Expo” në Nju-Jork.