Lajme
Gjeneva në listën e New York Times mes 52 destinacioneve për t’u vizituar në 2024
Në fillim të çdo viti, New York Times zbulon listën e destinacioneve që nuk duhen humbur.
E përditshmja amerikane rekomandon vizitën e Gjenevës në vendin e 10-të në listën me 52.
Sipas New York Times, atraksionet kryesore të Gjenevës janë Portali Shkencës CERN, i hapur që nga tetori dhe i projektuar nga arkitekti Renzo Piano, dhe… çokollata, përcjell albinfo.ch.
E përditshmja citon edhe Breitling Kitchen, restorantin e markës me të njëjtin emër, menuja e të cilit është firmosur nga Juan Arbelaez i Top chef.
Ndër destinacionet e tjera të sugjeruara, gjejmë Parisin, i theksuar për shkak të Lojërave Olimpike, Zelandën e Re për t’u zbuluar me tren, Amerikën e Veriut në prill për eklipsin total të paralajmëruar të diellit dhe së fundi Mançesterin, ku një nga sallat më të mëdha të koncerteve në bota është gati të hapë dyert e saj.
E-Diaspora
-
Një drekë e përbashkët në shenjë respekti dhe mirënjohjeje Takimi i fundvitit i mësuesve të shkollave shqipe në Zvicër u shoqërua me një drekë të... -
Kapen pa dokumente pesë punëtorë nga Kosova dhe Maqedonia -
Rruga e Musa Kamenicës nga refugjati te kryeparlamentari i Lozanës -
Bajram Shillova përballë flakëve: guximi që shpëtoi një jetë -
Shoqata ‘Iliria München’ shënon 25-vjetorin me muzikë dhe traditë
Jeta në Zvicër
-
Kapen pa dokumente pesë punëtorë nga Kosova dhe Maqedonia Katër shtetas të Kosovës dhe një i Maqedonisë së Veriut u gjetën duke punuar në kantier,... -
Novartis dhe Roche ulin çmimet e barnave të tyre në SHBA -
Zvicër: Kontrolle të shtuara kufitare në kufirin jugor -
Miratohet buxheti i Zvicrës: 90.4 miliardë CHF për vitin 2026 -
Rruga e Musa Kamenicës nga refugjati te kryeparlamentari i Lozanës












