Kosova
SPEEEX sjell Kosovën në panairin Swissbau në Bazel të Zvicrës
Panairi “Swissbau 2022”, i cili mbahet në Zvicër, do të jetë një mundësi e mirë që kompanitë nga Kosova të promovojnë produktet e tyre, shkruan Albinfo.ch.
“SWISS BAU” është një nga panairet më të mëdhenj të ndërtimit që organizohet në Zvicër. Edicioni i i këtij viti të panairit është planifikuar të mbahet nga 16 der më 19 janar 2024.
Në mesin e shumë ekspozuesve nga shtetet e ndryshme të botës, do të ekspozojnë edhe dhjetëra kompani nga Kosova.
Platforma albinfo.ch është partner medial i kësaj ngjarjeje dhe në vijim prezanton kompanitë kosovare që do të jenë pjesë e panairit:
Kompania SPEEEX, lidere në fushën e teknologjisë së komunikimit dhe shërbimeve të BPO-së (Business Process Outsourcing), është një nga kompanitë, e cila do të prezantohet në panairin zviceran.
SPEEEX është kompania më e madhe BPO në Republikën e Kosovës, me mbi 1500 punëtorë dhe ofron një shumëllojshmëri shërbimesh, si: kujdesi ndaj klientit, mbështetja teknike (Tier 1, 1.5, 2), dhe shërbime të tjera të specializuara digjitale për të mbështetur ndërveprimet e qëndrueshme me klientët.
SPEEEX i shërben një baze klientësh në sektorët me rritje më të shpejtë, duke përfshirë: telekomunikimin, tregtinë elektronike, median, shëndetësinë dhe mikpritjen.
Bashkohuni me ne në Swissbau për të eksploruar se si SPEEEX po revolucionarizon shërbimet e klientit dhe po i jep formë të ardhmes së industrisë BPO.
Kompanitë kosovare do t’i ekspozojnë produktet e tyre, si: shkallë, dyer, kuzhina, dritare, shtëpi të parafabrikuara, mobilieri dhe shumë e shumë produkte të tjera për shtëpinë. Dizajni dhe kualiteti i produkteve nga këta ekspozues është dëshmia më e mirë që sot ata janë të pranishëm në tregun zviceran dhe në vendet e tjera europiane.
Vizitoni panairin “Swiss Bau” në Bazel dhe njihuni me kompanitë dhe produktet “Made in Kosova” nga 16 deri 19 janar 2024.
Më shumë informata për panairin klikoni në linku në vijim:https://www.swissbau.ch/de
Lexoni po ashtu:
Dhjetëra kompani prodhuese nga Kosova po marrin pjesë në panairin Swissbau në Zvicër
E-Diaspora
-
Një deputete në Kuvendin e Shqipërisë, me doktoratë austriake Edona Bilali është deputete e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, ku përfaqëson Qarkun e Shkodrës, që...
-
Aksident i rëndë në punë, humb jetën 41-vjeçari shqiptar në Itali
-
Pajtim Statovci fiton çmimin prestigjioz “Finlandia” në Stokholm
-
Piloti Blin Hoxha kërkon leje për ulje në aeroportin e Prishtinës në gjuhën shqipe
-
Topalli: Vota e diasporës, shpëtim për Shqipërinë
Jeta në Zvicër
-
Më shumë fleksibilitet për të ndryshuar mbulimin e sigurimit shëndetësor në Zvicër Nga 1 janari 2025, konsumatorët do të mund të ndryshojnë modelin e tyre të sigurimit kur...
-
Këshilli Federal rekomandon refuzimin e “Iniciativës foie gras”
-
Cilat janë kooperativat zvicerane të strehimit dhe a mund t’i aksesoni ato?
-
Zvicër: Dardanët presin përkrahjen e bashkatdhetarëve
-
Nga 1 janari do të mund të ndryshohen në çdo moment disa modele të sigurimit shëndetësor