Lajme
Në Queens të Nju-Jorkut hapet shkolla “Fol Shqip”, me mbi 60 nxënës

SHBA/ Në Queens të Nju-Jorkut është hapur shkolla “Fol Shqip”.
Mbi 60 fëmijë të regjistuar nga mosha 4 deri në 21 vjeç shfaqën interes për të mësuar dhe përvetësuar gjuhën shqipe. Iniciativën për këtë nismë e mori “Shoqata Besi”, e cila shërben si qendër kulturore dhe mbështetëse për komunitetin shqiptar me origjinë nga fshati Besa në Mal të Zi, shkruan albinfo.ch.
Për të ruajtur traditën dhe kulturën, përveç orëve të mësimit të shqipes – “Shkolla Fol Shqip” ofron edhe klasat e kërcimit, ku fëmijët shqiptarë mësojnë të kërcejnë vallet e njohura shqiptare.
Kurrikula e shkollës, e përqendruar në gjuhën shqipe dhe vallet tradicionale, synon të lidhë brezat e rinj të shqiptarëve në New York me trashëgiminë e tyre. Këto klasa nuk janë vetëm për mësimin; ato janë për të përjetuar dhe ruajtur një trashëgimi kulturore të pasur, duke nxitur një ndjenjë identiteti dhe bashkësisë midis të rinjve shqiptarë në diasporë.
E-Diaspora
-
Mira Murati me hapin e radhës në krijimin e “Thinking Machines Lab” Shqiptarja në prag të një revolucioni të ri në intelegjencën artificiale...
-
Njihuni me familjen që la Zvicrën për të jetuar në Kosovë
-
Erdhi për pushime nga Austria, humb jetën i riu shqiptar në një aksident
-
Kur e qeshura bëhet atdhe – “Luli & Goni Lemes”, me premierë në Zvicër
-
Policia austriake zbulon shkelje të shumta në furrat e bukës me pronarë nga Ballkani
Jeta në Zvicër
-
Qindra veta protestojnë me heshtje kundër femicidit, në Bulle Shkas për këtë marshim të heshtur ka ishte vrasja e dyfishtë që ka ndodhur më 10...
-
Avioni i ri luftarak F-35 shkakton trazira në Meiringen
-
7 shëtitjet më të mira njëditore për të bërë rreth Gjenevës
-
Lista e aeroporteve më të mira në planet për vitin 2025, ja kush kryeson
-
Uji i pijshëm rreth EuroAeroportit, i ndotur dhe i kontaminuar