Kosova
Remitencat nga Zvicra përbëjnë rreth 2.5% të PBB-së së Kosovës
Diaspora shqiptare në Zvicër luan rol të rëndësishëm në Zvicër me punën e saj, por dhe më shumë në ekonominë kosovare, veçmas në remitencat e dërguara në vendlindje, shkruan albinfo.ch.
Edhe ambasadori i Zvicrës në Kosovë, Jürg Sprecher, për platformën mediale, Albinfo.ch. ka komentuar kontributin e kosovarëve në Zvicër.
“Diaspora kosovare është komuniteti më i madh i të huajve në Zvicër pas qytetarëve nga vendet e BE/EFTA. Si rrjedhojë, ato luajnë një rol të rëndësishëm jo vetëm në ekonomi, por edhe në sport, kulturë dhe politikë”, shprehet ai.
Sipas tij, pa dyshim se fakti që kjo ka ndikim në Kosovë është edhe i natyrshëm dhe i mirëpritur.
“Zvicra vlerësohet të jetë vendi i dytë më i rëndësishëm i origjinës (pas Gjermanisë) për dërgesat në Kosovë. Remitencat nga Zvicra përbëjnë rreth 2.5% të PBB-së së Kosovës”, shprehet Jürg Sprecher për Albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Aksident i rëndë në punë, humb jetën 41-vjeçari shqiptar në Itali E.D., një 41-vjeçar me origjinë shqiptare, banues në Azzano San Paolo, ka ndërruar jetë pas një...
-
Pajtim Statovci fiton çmimin prestigjioz “Finlandia” në Stokholm
-
Piloti Blin Hoxha kërkon leje për ulje në aeroportin e Prishtinës në gjuhën shqipe
-
Topalli: Vota e diasporës, shpëtim për Shqipërinë
-
Haziri: Diaspora nuk është determinuese e rezultatit të zgjedhjeve
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Dardanët presin përkrahjen e bashkatdhetarëve Kombëtarja e Kosovës, në Zvicër...
-
Nga 1 janari do të mund të ndryshohen në çdo moment disa modele të sigurimit shëndetësor
-
Çmimet e pronave zvicerane nuk tregojnë shenja rënie
-
Shtatë gjëra që thjesht nuk mund t’i mbani sekret në Zvicër
-
Ulja e kostos dhe emigracioni: Sfidat me të cilat do të përballet Zvicra në vitin 2025