Lajme
Rrëzohet teleferiku në Austri, familja 4-anëtarëshe, në gjendje të rëndë
Një familje 4-anëtarëshe raportohet të jetë në gjendje të rëndë shëndetësore pas një aksidenti ku një teleferik u rrëzua të martën në një rajon skijimi në Austrinë perëndimore.
Një pemë ra në kabllon e Acherkogelbahn në zonën e skive Hochoetz të provincës Tirol rreth orës 10:20 të mëngjesit, duke shkaktuar dëme në sistemin e kabinës, të cilat çuan në rrëzimin e saj, njoftoi Agjencia Austriake e Shtypit.
Tutje raportohet se teleferiku u rrëzua nga një lartësi afërsisht 10 metra në një terren pyjor me dëborë, pothuajse të paarritshëm, raportuan mediat lokale, duke detyruar shpëtimtarët të nxjerrin viktimat me një litar të varur nga një helikopter, përcjell albinfo.ch.
Rreth 60 teleferikë të tjerë në qarkullim në rrugën Acherkogelbahn u ndaluan dhe u tërhoqën përsëri në stacion pas aksidentit.
E-Diaspora
-
Sot, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe Sot është Dita e Alfabetit Shqip, tashmë e shpallur festë zyrtare e Shqipërisë. 22 nëntori ka...
-
Vjenë
Virale dhe e suksesshme, Almira nga Austria ka 800 mijë ndjekës në rrjetin “tik-tok”
-
Suedi: Diamant Salihu fiton çmimin “Novatorët e vitit”
-
5 orë pritje, anulohet fluturimi nga Bazeli për në Prishtinë
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri?
Jeta në Zvicër
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës. Të mërkurën, ajo i kërkoi...
-
Kantoni i Gjenevës shqyrton mundësinë e pushimit para lindjes
-
Gjeneva shtyn afatin e pagesës pas rritjes masive të taksës së makinave
-
Gjykata Federale e njeh obezitetin si paaftësi në kushte të caktuara
-
Zvicra, kampion evropian në transportin hekurudhor