Lajme
Studim: Shishja 1-litërshe e ujit përmban çerek milioni copa nanoplastike
Një litër mesatare e ujit në shishe përmban gati një çerek milioni copa të padukshme nanoplastike.
Edhe pse shkencëtarët kishin supozuar prej kohësh se kishte sasi të mëdha të copave të vogla plastike në shishe uji, ata kurrë nuk e dinin se sa dhe çfarë llojesh.
Studiuesit nga universitetet e Kolumbisë dhe Rutgers në SHBA përdorën një mikroskop me lazer të dyfishtë për të zbuluar dhe klasifikuar pjesët për herë të parë, shkruan news.sky.com, përcjell albinfo.ch.
Duke ekzaminuar pesë mostra, secila prej tri markave të zakonshme të ujit në shishe, shkencëtarët zbuluan se nivelet e grimcave varionin nga 110 000 në 400 000 për litër, me një mesatare prej rreth 240 000, sipas një studimi të botuar në ”Proceedings of the National Academy of Sciences”.
Këto janë grimca më pak se një mikron në madhësi. Në një inç ka 25,400 mikronë, të quajtur edhe mikrometra, sepse janë një e milionta e metrit. Një fije floku e njeriut është afërsisht 83 mikron e gjerë.
Studimet e mëparshme kanë shqyrtuar mikroplastikë pak më të mëdhenj, duke filluar nga pesë milimetra të dukshme (më pak se një çerek inç) në një mikron.
Studimi zbuloi se afërsisht 10-100 herë më shumë nanoplastikë se mikroplastikë u zbuluan në mostrat e ujit në shishe.
”Pjesa më e madhe e plastikës duket se vjen nga vetë shishja dhe nga filtri i membranës së osmozës, e cila përdoret për të mbajtur jashtë ndotësve të tjerë, tha autori kryesor i studimit Naixin Qian”, një kimist fizik.
Qian nuk zbuloi tre markat që ekzaminoi sepse studiuesit duan më shumë mostra dhe duan të studiojnë më shumë marka përpara se të përcaktojnë njërën.
Bashkautorja e studimit, Phoebe Stapleton, një toksikologe në Rutgers, tha se ”shkencëtarët duhet të përcaktojnë ende nëse konsumimi i plastikës përbën një rrezik serioz për shëndetin”.
“Ne nuk e dimë nëse është e rrezikshme apo sa e rrezikshme. Ne e dimë se ata po hyjnë në indet e gjitarëve, duke përfshirë njerëzit, dhe kërkimet aktuale po shikojnë se çfarë po bëjnë ata tek qelizat”, shton Stapleton.
“Aktualisht ka mungesë të metodave të standardizuara [matëse] dhe asnjë konsensus shkencor mbi ndikimet e mundshme shëndetësore të grimcave nano dhe mikroplastike.Prandaj, raportimet e mediave për këto grimca në ujin e pijshëm nuk bëjnë gjë tjetër veçse i trembin konsumatorët në mënyrë të panevojshme”, thekson Shoqata Ndërkombëtare e Ujit në Shishe
E-Diaspora
-
Bernë: Dorëzohet për votim nisma që kërkon lehtësim të natyralizimit “Aktion Vierviertel” ("Katër të katërtat) ka dorëzuar sot në Bernë “Nismën për Demokracinë”, në krye të...
-
Ariana Qizmolli, me pjesën “Kërce pak”, në festivalin e vallëzimit, në Winterthur
-
Një deputete në Kuvendin e Shqipërisë, me doktoratë austriake
-
Aksident i rëndë në punë, humb jetën 41-vjeçari shqiptar në Itali
-
Pajtim Statovci fiton çmimin prestigjioz “Finlandia” në Stokholm
Jeta në Zvicër
-
Bazeli do të votojë mbi koston e organizimit ‘blasfemik’ të Eurovizionit 2025 Bazeli verior i Zvicrës do të mbajë një referendum të dielën për milionat e kërkuara për...
-
Zvicra mbetet kampione evropiane në hekurudha
-
Bernë: Dorëzohet për votim nisma që kërkon lehtësim të natyralizimit
-
Gjykata Federale: Personat mbipeshë tani mund të marrin pension IV
-
Priten reshje të dendura bore në Zvicër: Këto rrugë tashmë janë mbyllur