Lajme
Gripi i ‘derrit’ alarmon Italinë, 2 të vdekur e 5 pacientë në gjendje të rëndë
Gripi i derrit ka ngritur alarmin te autoritetet italiane, pasi dy vdekje janë shënuar brenda pak orësh në spitalin San Bortolo të Viçenzës.
Të dy viktimat ishin të prekur nga virusi. I pari ishte një 55-vjeçar që tashmë vuante nga patologji të rënda. Ai humbi jetën të dielën e 7 janarit, ndërsa vdekja e dytë daton mëngjesin e së hënës, më 8 janar dhe viktima është një 47-vjeçar, i cili vuante nga çrregullime të mëparshme.
Për momentin në spitalin e Viçenzës ndodhen edhe pesë pacientë të tjerë të shtruar në reanimacion, të gjithë në rrezik për jetën. Të gjithë pacientët që janë shtruar në njësinë e kujdesit intensiv të San Bortolo-s, jetojnë kryesisht në kryeqytet dhe mosha e tyre është nga 50 deri në 70 vjeç.
Virusi i transmetuar nga kjo lloj sëmundje shkakton pneumoni intersticiale që i ngjan asaj të shkaktuar nga Covid-19 dhe që mund të çojë në raste të rënda të problemeve me frymëmarrjen, të cilat mund të rezultojnë edhe fatale.
“Situata është sfiduese dhe komplekse. Personalisht, është hera e parë që kam parë kaq shumë raste kritike të A/H1N1 (gripit të derrit) që mbërrijnë në kujdesin intensiv. Është shqetësuese. E vetmja mënyrë për ta mposhtur këtë infeksion viral është të vaksinohesh, thjesht duhet të vaksinohesh për gripin, një vaksinë që mbulon edhe variantin e gripit të derrit”, shpjegoi Dr. Vinicio Danzi, drejtuesi i njësisë së kujdesit intensiv.
E-Diaspora
-
Edi Rama sot takon diasporën në Londër Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, të dielën do të mbajë tubim me diasporën shqiptare në Londër....
-
Dubai: Firma shqiptare e patundshërive me ofertë për investitorët shqiptarë të Zvicrës
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
Jeta në Zvicër
-
Çfarë nisma të tjera votojnë kantonet dhe qytetet në Zvicër? Përpos propozimeve kombëtare, në shumë kantone dhe qytete të Zvicrës mbahet votim gjatë ditës së sotme....
-
Zvicra voton për katër propozime kombëtare sot
-
Qeveria federale bën thirrje për kujdes: Rrugët janë të rrëshqitshme
-
Ndjekjet penale dhe falimentimi: Rritje e rrezikut për të vetëpunësuarit nga viti 2025
-
A duhet të bëhen të detyrueshme gomat e dimrit në Zvicër?