Lajme
Filmi për dëbimin e familjes kosovare nga Austria: Nga „Oscar“-i, në „Oscar“
Të tre protagonistët e filmit flasin për albinfo.at, ku tregojnë për tematikën e filmit dhe suksesin e vazhdueshëm nga çmimi i parë në “Oscar”-in studentor deri në listën e ngushtë të festivalit të madh të filmit “Oscar” në kategorinë e filmit të shkurtër.
Filmi “Die unsichtbare Grenze”(Kufiri i padukshëm) i regjisorit austriak Mag.Mark Gerstofer, i cili bart historinë e një familje nga Kosova, përkatësisht depërtimin e tyre nga Austria, vazhdon rrugëtimin e tij me suksese të reja. Ky film në tetor të vitit të kaluar ka arritur të fitojë çmim “Oscar” për studentë, ndërkohë vetë regjisori austriak, Mag.Mark Gerstofer, i diplomuar në Akademinë e Filmit në Vjenë, fitoi medaljen në kategorinë “Narrative”. Në këtë film, pos aktorëve të tjerë, kanë marrë pjesë edhe dy aktorë shqiptarë: Labinot Morina si dhe Vjosa Breitender–Lubeniqi.
Të tre protagonistët e filmit flasin për albinfo.at, ku tregojnë për tematikën e filmit dhe suksesin e vazhdueshëm nga çmimi i parë në “Oscar”-in studentor deri në listën e ngushtë të festivalit të madh të filmit “Oscar” në kategorinë e filmit të shkurtër.
“Rrugëtimi i filmit “Die unsichtbare Grenze” vazhdon. Tani jemi në listën e ngushtë, ku elita e filmit është konkurrenti ynë. Nga Oscar-i studentor në Oscar”, ka thënë aktori kosovar, Labinot Morina, i cili në këtë film ka njërin nga rolet kryesore të filmit.
Aktori Morina theksoi për albinfo.at se fenomenin e dëbimit të familjeve e ka mësuar nga skenari i filmit. Se rrëfimi në film dikujt i ka ndodhur në realitet, e përshkruan edhe vetë z.Morina. Sipas tij është një moment shpërthimi emocional, që më të vërtetë ai ka dëshiruar të jepte diçka të veçantë nga vetja e tij.
Tematika e filmit dhe ideja është ndërthurja e fatit njerëzor, për të fituar një leje qëndrimi në Austri. Regjisori austriak Gerstofer për albinfo.at, thotë: “Kur shpërtheu lufta në Siri dhe një numër i madh njerëzish që kërkonin mbrojte, erdhën në Austri dhe Gjermani. Gjithmonë i ndjek statistikat e depërtimeve dhe vërehej se në vitin 2016 një numër i madh i njerëzve u depërtuan për në Kosovë, duke përfshirë edhe shumë familje që kryesisht kishin jetuar në Austri për një kohë të gjatë”.
Vetë autori i filmit një kohë kishte punuar si praktikantë në polici, dhe për këtë rast kishte dëgjuar nga një koleg i tij i punës në polici. Ai, i kishte treguar regjisorit austriak, se si një baba shqiptar dhe vajza e tij, i cili kishte një djegie në trup, pavarësisht se kishte nevojë për një përkujdesje mjekësore dhe psikologjike, ishte detyruar të depërtohej për në Kosovë”, ka thënë autori dhe regjisori Gerstofer.
Pjesë e filmit “Die unsichtbare Grenze” ishte edhe aktorja shqiptare, Vjosa Breitender – Lubeniqi, e cila në këtë film luan rolin e nënës. Ajo tregon ndjesinë kur filmi fitoi çmimin “Oscar” për studentë. “Isha shumë e lumtur, nuk mendoja se do të fitonim. Për mua ishte befasi kur më ofruan të luaja rolin e nënës, e lere më të fitonim çmimin “Oscar”. Vjosa tregon se ky ishte roli i saj i parë si aktore, por që i ka pëlqyer jashtëzakonisht shumë.
Ndarja e çmimeve “Oscar” për student është mbajtur në Los Anxhelos. Aktori Labinot Morina thotë se qëndrimi atje ishte mbresëlënës, ndërkohë vetë fitorja e këtij çmimi, një aventurë shumë interesante.
Filmi, i cili në përkthimin shqip quhet ,,Kufiri i padukshëm”, sipas regjisorit austriak, Mag. Gerstofer, nuk do të shfaqet në kinematë austriake. “Ky është fati i filmave të shkurtër. Është shfaqur në disa festivale dhe tash jemi të lumtur që filmi ka hyrë edhe në listën e ngushtë për çmimin “Oscar”.
Planet e ardhshme të dy aktorëve shqiptarë
Planet e ardhshme për dy aktorët kryesorë, Vjosës dhe Labit, janë të ndryshme.
Labinot Morina tregon se e ka gjithmonë në mendje familjen e komandantit legjendar Adem Jashari. Ai ende kujton krismat e artilerive të ndryshme kur ata po sulmoheshin në ato ditë të ftohta në mars të vitit 1998, e që dëgjoheshin deri në fshatin e tij. Do të doja që një ditë përmes kinemasë të paraqes botës ato mizori. “Kam menduar dhe besoj që të realizoj një film në rolet e Hamza dhe Adem Jasharit, sepse historia e familjes Jashari është një histori shumë e rrallë në historinë e shumë popujve të botës ose fare nuk mund të ekzistojë”, thotë ai.
Ndërkohë, aktorja Lubeniqi, pas këtij roli ka marrë shumë komplimente nga miq dhe njerëz të afërm të saj, të cilës i kanë sugjeruar që të regjistrohet në ndonjë agjenci filmike, ku do të mund të ftohej për ndonjë rol të ri filmik. “Seriozisht do të pranoja më shumë qejf dhe do të argëtohesha duke luajtur në ndonjë rol të ri”, theksoi Vjosa, e cila megjithatë aktrimin nuk e sheh si domosdoshmëri, pasi që ajo ushtron një profesion krejt tjetër. “Për mua e gjithë bota nuk sillet rreth aktrimit. Unë kam një familje, puna ime dhe ëndrra ime është që të punoj si një psikoterapeute. Së shpejti do të punoj në këtë profesion. Shpresoj që edhe femrat shqiptare, të cilat jetojnë dhe veprojnë në Vjenë, të vijnë dhe të bëjnë praktikë tek unë“, përfundon aktorja e këtij filmi, Vjosa Breitender- Lubeniqi.
E-Diaspora
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri? Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në Shqipëri, Ilirjan Celibashi, tha se janë krijuar kushtet e...
-
Kurti mban fjalim në forumin ekonomik Zvicër-Kosovë, flet për “partneritet të fuqishëm”
-
Arbër Bullakaj, në krye të nismës për lehtësimin e natyralizimit të të huajve
-
Ariana Qizmolli, me pjesën “Kërce pak”, në festivalin e vallëzimit, në Winterthur
-
Një deputete në Kuvendin e Shqipërisë, me doktoratë austriake
Jeta në Zvicër
-
Më shumë se 640,000 fishekë snajperësh zviceranë thuhet se kanë shkuar në Ukrainë Municione snajperi nga kompania zvicerane P Defence thuhet se kanë mbërritur në Ukrainë në korrik 2023...
-
Kaosi i SBB i frustron udhëtarët: “Ka komunikim zero”
-
Bora paralizon qarkullimin në shumë vende në Zvicër
-
Bazeli do të votojë mbi koston e organizimit ‘blasfemik’ të Eurovizionit 2025
-
Zvicra mbetet kampione evropiane në hekurudha