Lajme
Çfarë parashikon Bill Gates për vitin 2024?
Bill Gates ka publikuar në blogun e tij personal një përmbledhje të asaj që pret nga viti 2024, në të cilën thotë se është optimist për të ardhmen. Manjati amerikan, i cili vitet e fundit ka braktisur imazhin e tij si një biznesmen i suksesshëm për të portretizuar atë të një filantropisti, analizon në tekst se cilat i konsideron ai sfidat më të rëndësishme me të cilat do të përballemi këtë vit.
Çështja e parë të cilës i referohet themeluesi i Microsoft është Inteligjenca Artificiale. Sipas Gates, ne po përjetojmë të njëjtën gjë që ndodhi në fund të shekullit të kaluar me ardhjen e internetit, kur pak nga pak të gjithë njerëzit po e fusnin këtë mjet të ri në jetën e tyre derisa, disa vite më vonë, interneti “pushtoi” çdo shtëpi. Ai thotë se Inteligjenca Artificiale është ende në fillimet e saj, por tashmë mund të kemi një ide se si do të formësojë të ardhmen.
Gates përshkruan se si do të përdoret kryesisht Inteligjenca Artificiale në muajt e ardhshëm. Zbulimi i barnave të reja falë aftësisë së saj për të mbledhur sasi të mëdha të dhënash, krijimi i mjeteve të personalizuara edukative dhe mundësia e trajtimit të shtatzënive me rrezik të lartë janë disa nga shembujt e përdorur nga Bill Gates.
Luftërat dhe krizat
Luftërat gjithashtu e shqetësojnë Bill Gates. Ai thotë se zemra e tij është për popullin izraelit dhe palestinez, për ata të Sudanit, të Etiopisë dhe të Ukrainës, për fermerët që vuajnë nga ndryshimet klimatike dhe për familjet që vuajnë nga inflacioni dhe rritja e ngadaltë ekonomike.
Ndryshimet klimatike dhe energjia bërthamore
Gates thotë se kequshqyerja është problemi që do të dëshironte më shumë ta zgjidhte dhe se fondacioni i tij ka arritur të ushqejë foshnjat me një lloj suplementi që do të ndihmonte në zbutjen e efekteve të mungesës së ushqimit në trupin e foshnjave. Ai përmend edhe ndryshimet klimatike dhe është edhe një herë optimist për këtë çështje pasi ka marrë pjesë në Samitin e Klimës në Dubai. Gates është i përkushtuar për përdorimin e energjisë bërthamore si një alternativë ndaj energjisë së parinovueshme.
E-Diaspora
-
“Kërcimi i Tropojës” shpallet zyrtarisht pjesë e Listës Përfaqësuese të Trashëgimisë Kulturore Jomateriale të Njerëzimit në UNESCO Lajm i jashtëzakonshëm për trashëgiminë kulturore shqiptare (Video) ...
-
Gashi: Diaspora – një urë lidhëse për zhvillimin ekonomik të Kosovës
-
Presidenti Bajram Begaj vizitoi shkollën shqipe në Bolonjë, përgëzon shqiptarët për ruajtjen e identitetit
-
Frankfurt: Agnesa Kolica, fituese e “Çmimit për Integrim”
-
Gjermani: Festohet 112-vjetori i Pavarësisë së Shqipërisë
Jeta në Zvicër
-
Sasia e borës që bie në Alpe është ulur me një të tretën në një shekull Reshjet e borës në Alpe ranë në mënyrë dramatike midis viteve 1920 dhe 2020, sipas një...
-
Uji i rubinetit nuk është plotësisht transparent në Zvicrën frëngjishtfolëse
-
Qyteti i Cyrihut përballet me kosto shtesë milionëshe
-
Ushtria zvicerane merr 500 milionë CHF financim shtesë
-
Gjermania lëviz për ta bërë jetën më të lirë për blerësit nga Zvicra