Kosova

Arrestohet në Serbi ish-ushtari i UÇK-së

Hasan Dakaj, ish-pjesëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, është arrestuar në mëngjesin e së premtes në pikën kufitare me Serbinë, në Merdar. Këtë e ka bërë të ditur avokati Xhevdet Smakiqi, që ka thënë se është autorizuar nga familja e Dakajt.
Ai thotë se arrestimi ka ndodhur në mëngjes derisa Dakaj po udhëtonte me vëllain e tij drejt Italisë, sipas tij, Dakaj është arrestuar vetëm se ka qenë pjesëtar i UÇK-së.
Ai ka thënë se sipas informatave të para, Dakaj është dërguar në qendrën e ndalimit në Kurshumli.
Smakiqi ka kërkuar nga Ministria e Punëve të Jashtme që të kërkojë lirimin e Dakajt dhe t’i lejohet lëvizja e lirë./Albinfo.ch