Lajme
Emigrantët largohen nga Shqipëria pas festave, ja si paraqitet situata në pikat kufitare
Në pikëkalimet kufitare tokësore vijon të jetë i lartë fluksi i lëvizjeve. Në Kapshticë gjatë 24 orëve të fundit kanë dalë më shumë se 6 300 qytetarë, ndërsa në Qafë Thanë numri më i lartë është shënuar drejt Shqipërisë, mbi 3 300 shtetas, përcjell albinfo.ch.
Raportohet se gjatë 24 orëve të fundit nga Kapshtica kanë hyrë 2727 shtetas dhe kanë dalë 6321 shtetas shqiptarë e të huaj.
“Ky fluks ka sjellë nevojën e shtimit të sporteleve e në palën shqiptare është duke u punuar me 4 sportele në dalje e 2 në hyrje.
Në këtë situatë, edhe nga pala greke është duke u punuar me 4 sportele në hyrje të shtetit grek dhe 2 në dalje. Sikurse e konfirmojnë edhe drejtuesit e mjeteve, nuk iu është dashur të presin gjatë në kufi”, raporton RTSH.
Në pikën kufitare të Kapshticës ka fluks, por jo radhë për shkak të shtimit të numrit të sporteleve për të shmangur radhët në pritje.
Ndërsa sa i takon pikës së kalimit të Qafë Thanës situata paraqitet e qetë dhe në 24 orët e fundit kanë hyrë drejt Shqipërisë 3361 shtetas, ndërsa drejt Maqedonisë së Veriut kanë udhëtuar 2941 shtetas shqiptarë e të huaj.
Situata në pikat kufitare Kakavijë dhe “Tri Urat”:
Pas përfundimit të festave emigrantët shqiptarë po kthehen drejt vendeve ku jetojnë dhe punojnë.
Sipas të dhënave nga policia kufitare në doganën e Kakavijës po punohet me disa sportele në hyrje dhe në dalje. Për të shmangur pritjen në kufi bëhet e ditur nga autoritetet shqiptare se kanë zhvilluar takime dhe me autoritetet greke.
Në 24 orët e fundit mësohet se në këtë pikë kufitare kanë hyrë 1761 shtetas dhe kanë dal 4430. Ndërsa në territorin tonë kanë hyrë në 24 orët e fundit 670 shtetas të huaj dhe kanë lënë vendin 1936.
Përsa i përket mjeteve të transportin mësohet se kanë Hyrë 421 mjete dhe kanë dal 1337. Ndërsa për sa i përket shtetasve të huaj 190 mjete rezulton të kenë shkelur territorin tonë dhe 705 mjete me targa të huaja janë larguar.
Sipas policisë kufitare bëhet e ditur së në Pikën doganore “Tri Urat” për 24 orët e fundit kanë hyrë 83 shtetas shqiptar dhe kanë dal 178. Ndërsa bëhet e ditur se 56 shtetas të huaj kanë hyrë në Shqipëri dhe 150 prej tyre janë larguar pas festave.
E-Diaspora
-
Rreth katër orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova Edhe mëngjesin e së dielës kanë vazhduar pritjet e gjata për të dalë nga Kosova. Sipas...
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin
-
Avni Gallapeni, një krijues me vizion që lidh artin me industrinë
-
Zamfina Rexhaj vjen me një libër dygjuhësor me poezi
-
Kosova, gati për turneun “Yellow Cup” në Winterthur të Zvicrës
Jeta në Zvicër
-
Pas incidentit në Graz, Zyra e Prokurorit Publik: Stjuardesa vdiq si rezultat i mungesës së oksigjenit Një anëtare e ekuipazhit të Swiss International Airlines (SWISS) vdiq nga dëmtimi i trurit si pasojë...
-
Policia kantonale ndaloi shtatë vetura që kishin 20 centimetra borë në çati
-
Zvicër, 2025: Biletat e udhëtimit do të kushtojnë më shumë
-
Zvicra do e kryesojë OSBE-në në 2026
-
Ku dhe kur ishte nata më e ftohtë në Zvicër?