Kosova
Media zvicerane për liberalizimin: Kosovarët kanë rezervuar biletat për të vizituar familjarët në Zvicër
Media zvicerane RTS “Radio Télévision Suisse” ka shkruar për liberalizimin e vizave.
“Që nga e hëna, kosovarët nuk kanë më nevojë për vizë për të udhëtuar në zonën Shengen. Ky fund i vizave ishte premtuar prej vitesh nga liderët evropianë. Dhe, shoqëria e re kosovare e priste me padurim”, thuhet në shkrimin e botuar të hënën.
Tutje thuhet se përpos gëzimit të ndërrimit të moteve, për kosovarët rëndësi kishte “çlirimi” i shoqërisë.
“1.8 milionë kosovarët po prisnin me padurim 1 janarin e vitit 2024. Kalimi në vitin e ri është sinonim i një çlirimi të vërtetë për këtë shoqëri të re dhe shumë eurofile: që nga kjo e hënë qytetarët e këtij vendi të vogël ballkanik nuk kanë më nevojë për vizë. për të udhëtuar në kontinentin e tyre”.
Përpos kësaj, bëhet e ditur edhe padrejtësia me të cilën për vite me radhë u ballafaquan shtetasit e Kosovës në këtë aspekt.
“Kosova ishte i vetmi vend në rajon që nuk e kishte marrë këtë liberalizim të vizave dhe situata kishte krijuar një ndjenjë padrejtësie, veçanërisht tek të rinjtë që ndiheshin disi të izoluar në një vend 4 herë më të vogël se Zvicra. Deri më tani, vetëm Shqipëria, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Turqia kishin akses pa vizë. Megjithatë, Kosova i kishte përmbushur prej kohësh kërkesat administrative të vendosura nga Brukseli: masa ishte rekomanduar në vitin 2016 nga Parlamenti Evropian. Por bllokimet politike e kanë shtyrë këtë hapje, veçanërisht për shkak të konfliktit me Serbinë”.
“Sot, procesi i gjatë dhe i kushtueshëm i marrjes së vizës është një gjë e së kaluarës: kosovarët mund të lëvizin lirshëm brenda Evropës, dhe shumë prej tyre tashmë kanë rezervuar biletat e tyre për të vizituar familjen e tyre në Zvicër”, shkruan RTS.
E-Diaspora
-
Një histori mbi Zvicrën dhe shqiptarët, e shkruar duke ngjitur alpet Enver Robelli, bashkautor: "Ky libër nuk është thjesht një libër mbi ecjet. Është diçka më shumë:...
-
Mall e dhimbje në përkujtimin e Dr. Sami Dalipit nga miqtë dhe kolegët
-
2,700 kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës
-
Muzika e Linda Rukajt përplotëson festivalin “Kino Kosova” në Bernë
-
“L’excellence du sourcil”, një rrëfim 10-vjeçar suksesi në Lozanë
Jeta në Zvicër
-
Një histori mbi Zvicrën dhe shqiptarët, e shkruar duke ngjitur alpet Enver Robelli, bashkautor: "Ky libër nuk është thjesht një libër mbi ecjet. Është diçka më shumë:...
-
Taksa e konsumit do të rritet për të paguar pensionin e muajit të 13-të
-
Qeveria zvicerane kërkon të krijojë një ligj për të mbrojtur më mirë fëmijët nga abuzimi prindëror
-
Sot në Zvicër: Përmbledhje e lajmeve më të fundit
-
Nesër takimi i radhës në kuadër të dialogut në Bruksel, temë Marrëveshja e Ohrit