Kosova
Pa viza drejt Evropës
Pas liberalizimit të vizave, e ardhmja e shtetit të Kosovës duhet të jetë në BE. Në asnjë mënyrë nuk do të hiqet dorë nga kjo aspiratë, për ta përmbushur këtë qëllim strategjik
Viti 2023 nuk do të hyjë në histori si një vit i këndshëm për njerëzimin. Epoka e rehatisë po shpërbëhet. Luftërat në Gaza dhe në Ukrainë kanë luhatur sigurinë nëpër botë. Rritja e inflacionit, ka rritur çmimet e produkteve dhe ka vështirësuar jetën e qytetarëve.
Por, bota ka ende shumë gjëra të mirë dhe është me plot ngjyra. Duke i besuar thënies se “E ardhmja u takon atyre që besojnë”, duhet të shohim të ardhmen me shumë shpresë.
Këto ditë kur njerëzit, shtëpitë, mbushen me shpresë dhe besim, edhe ne, me plot motivim duhet të hymë në një vit të ri, të përkushtuar për realizimin e synimeve tona dhe kalimin e sfidave që na presin.
Për qytetarët në Kosovë viti 2024 do të jetë një fillim i mbarë. Nga 1 janari 2024 ata do të mund të udhëtojnë drejt zonës Shengen pa viza, për qëndrime afatshkurtra. Udhëtimi pa viza nënkupton se mund të udhëtoni lirshëm në shtetet e zonës Shengen, por nuk do të mund të punoni. Kosovarët mund të qëndrojnë në vendet anëtare të BE-së (duke përfshirë edhe Zvicrën) dy herë në vit për 90 ditë, pa vizë.
Pas liberalizimit të vizave, e ardhmja shtetit të Kosovës duhet të jetë në BE. Në asnjë mënyrë nuk do të hiqet dorë nga kjo aspiratë, për ta përmbushur këtë qëllim strategjik.
Duke qenë se jemi në prag të hyrjes në fuqi të liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës, në këtë numër të revistës temat kryesore ia kemi kushtuar pikërisht kësaj çështje. Kjo vihet re edhe në ballinën të saj.
Protagonist kryesor i këtij numri është Lukas Mandl, deputeti austriak në Parlamentin Evropian. Zoti Mandl tashme është i njohur si një mik i madh i shtetit të Kosovës dhe qytetarëve të saj. Ai, përgjatë gjithë këtyre viteve nuk ka reshtur së folur në Parlamentin Evropian për shtetin e Kosovës, në veçanti për liberalizimin e vizave. Këtë hap redaksia e albinfo.at e ka marrë në shenjë mirënjohjeje për kontributin e zotit Mandl për shtetin e Kosovës por edhe për raportet e mira mes dy shteteve: Kosovë – Austri.
Përveç intervistës me Lukas Mandl, në këtë numër nuk mungojnë as mesazhet për liberalizimin e vizave nga personalitete dhe politikanë austriakë, drejtuar qytetarëve të Kosovës për liberalizimin e vizave.
Gjithsesi, edhe në këtë numër të revistës sonë nuk do të mungojnë tema për bashkatdhetarët tanë në Austri. Personazhe shqiptarë të mirëintegruar, tema dhe portrete interesante dhe reportazhe me biznese të suksesshme të shqiptarëve në Austri.
Pavarësisht të gjitha sfidave me të cilat përballemi të gjithë së bashku, për vitin 2024, albinfo.at, ju uron të gjithë lexuesve shëndet, paqe dhe lumturi në familjet tuaja! Faleminderit që edhe këtë vit na keni lexuar, besuar dhe përkrahur! Ne, do të mundohemi që edhe në vitin 2024 t’ju sjellim tema dhe lajme interesante si dhe të jemi dritarja e juaj besnike e informimit dhe promovimit!
E-Diaspora
-
Gashi: Diaspora – një urë lidhëse për zhvillimin ekonomik të Kosovës Zëvendësministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Liza Gashi, mori pjesë në aktivitetin “Dita e Biznesit...
-
Presidenti Bajram Begaj vizitoi shkollën shqipe në Bolonjë, përgëzon shqiptarët për ruajtjen e identitetit
-
Frankfurt: Agnesa Kolica, fituese e “Çmimit për Integrim”
-
Gjermani: Festohet 112-vjetori i Pavarësisë së Shqipërisë
-
Një yll në ngritje: Fiona, sopranoja e verbër, me zë brilant
Jeta në Zvicër
-
Sasia e borës që bie në Alpe është ulur me një të tretën në një shekull Reshjet e borës në Alpe ranë në mënyrë dramatike midis viteve 1920 dhe 2020, sipas një...
-
Uji i rubinetit nuk është plotësisht transparent në Zvicrën frëngjishtfolëse
-
Qyteti i Cyrihut përballet me kosto shtesë milionëshe
-
Ushtria zvicerane merr 500 milionë CHF financim shtesë
-
Gjermania lëviz për ta bërë jetën më të lirë për blerësit nga Zvicra