Lajme

Numri i turistëve nga SHBA në Zvicër më 2023, i afrohet nivelit më të lartë të të gjitha kohëve

Numri i netqëndrimeve në Zvicër nga vizitorët amerikanë midis janarit dhe tetorit 2023 u rrit me 20% krahasuar me vitin para Covid-19, sipas RTS.

Turistët amerikanë kaluan 2.7 milionë net në Zvicër midis janarit dhe tetorit 2023, teksa sipas statistikave të 40 viteve të fundit, kjo është shifra më e lartë e regjistruar ndonjëherë.

Numri i vizitorëve në SHBA është rritur ndjeshëm për më shumë se një dekadë dhe është dyfishuar në 15 vjet. Këta turistë kryesisht shkojnë në qytete si Cyrihu, Lucerni, Gjenevë, Bazel dhe Berna, dhe rajone malore si Zermatt, Lauterbrunnen, Interlaken dhe Grindelwald, përcjell albinfo.ch.

Në Valais, rritja e qëndrimeve gjatë natës është veçanërisht e rëndësishme, thotë Alessandro Marcolin, drejtor i komunikimit për organin e turizmit të kantonit teksa ai vuri në dukje një rritje prej 43% midis janarit dhe tetorit 2023 krahasuar me vitin para pandemisë, 2019.

“Kjo mund të shpjegohet me një rikthim në aktivitetet turistike dhe një efekt rikuperues pas viteve të Covid, kur amerikanët udhëtonin shumë pak. Zvicra është e pozicionuar mirë për këtë rikthim në turizmin ndërkontinental sepse e menaxhoi mirë pandeminë. Është një vend i sigurt me infrastrukturë të mirë, që të frymëzon një ndjenjë sigurie. Është sigurisht një destinacion i favorizuar nga amerikanët”, ka deklaruar ai.