Kosova
Rama: Serbia të sanksionohet, Kosovës t’i hiqen masat
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka thënë se Serbia duhet sanksionuar dhe Kosovës t’i hiqeshin masat, përcjell albinfo.ch.
“Kemi qenë të qartë dhe kemi kërkuar që Serbia duhej sanksionuar dhe Kosovës t’i hiqeshin masat shtrënguese. Këto janë qëndrime që nuk ndryshojnë, kështu që nuk duan të thonë se ne ndërpresim lidhjet dhe marrëdhëniet, sepse në këtë botë duhet folur me të gjithë”, ka potencuar Rama.
Gjatë fjalës së tij në konferencën e fundvitit me gazetarët, kryeministri Rama ka deklaruar se “në këtë botë duhet folur me të gjithë”.
“Marrëdhënia me Presidentin e Serbisë, një marrëdhënie që nuk ka asgjë tjetër përveç interesit të Shqipërisë dhe interesit të rajonit. Qëndrimi ynë ka qenë shumë i qartë dhe nuk ka pasur asnjëherë luhatje, qoftë kur ka qenë rasti për të thënë me zë të lartë se Serbia nuk duhej sanksionuar si rezultat i mossanksionimit të Rusisë, ashtu edhe kur Serbia bëri një akt flagrant kundër të gjitha vlerave evropiane me shpalljen e zisë për kriminelët, si dhe për vetë aktin e terrorit në Banjskë”, ka theksuar Rama.
E-Diaspora
-
Rreth katër orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova Edhe mëngjesin e së dielës kanë vazhduar pritjet e gjata për të dalë nga Kosova. Sipas...
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin
-
Avni Gallapeni, një krijues me vizion që lidh artin me industrinë
-
Zamfina Rexhaj vjen me një libër dygjuhësor me poezi
-
Kosova, gati për turneun “Yellow Cup” në Winterthur të Zvicrës
Jeta në Zvicër
-
Linja të reja fluturimi nga aeroporti i Bazelit Midis prillit dhe qershorit 2025, Easyjet do të shtojë një destinacion afrikano-verior dhe tre destinacione evropiane...
-
Pas incidentit në Graz, Zyra e Prokurorit Publik: Anëtari i ekuipazhit vdiq si rezultat i mungesës së oksigjenit
-
Policia kantonale ndaloi shtatë vetura që kishin 20 centimetra borë në çati
-
Zvicër, 2025: Biletat e udhëtimit do të kushtojnë më shumë
-
Zvicra do e kryesojë OSBE-në në 2026