Lajme
Refuzohet ankesa e opozitës për anulimin e rezultatit të zgjedhjeve në Serbi
Komisioni Republikan i Zgjedhjeve në Serbi njoftoi më 29 dhjetor se hodhi poshtë kërkesën e koalicionit opozitar “Serbia kundër dhunës” (SPN) për anulimin e zgjedhjeve të mbajtura më 17 dhjetor.
Sipas këtij instotucioni, ajo listë për zgjedhjet në qytetin e Beogradit nuk është e autorizuar të paraqesë kërkesë në Komisionin Republikan të Zgjedhjeve, transmeton Beta.
Nënkryetari i RKZ-së, Marko Jankoviq, thotë se ankesa është dorëzuar nga personat e autorizuar të listës së Beogradit në Komisionin e Zgjedhjeve të Qytetit, i cili është deklaruar jokompetent dhe e ka dërguar për vendim në Komisionin Republikan të Zgjedhjeve.
Ai ka deklaruar se “Serbia kundër dhunës” ka paraqitur ankesë në Gjykatën e Lartë në Beograd, e cila ka vendosur ta refuzojë atë si të pabazuar, meqë Komisioni i Zgjedhjeve i Qytetit nuk është realisht kompetent për këtë çështje, shkruan REL.
Jankoviq shtoi se “Serbia kundër dhunës” kërkoi anulimin e të gjitha vendeve nën juridiksionin e komisionit, duke u nisur, siç tha ai, nga “fakti që zgjedhjet u zhvilluan në një atmosferë të shkeljes së rëndë të rregullave dhe se i gjithë procesi ishte i paligjshëm”.
Lista më e madhe opozitare “Serbia kundër dhunës” akuzoi Partinë Progresive Serbe (SNS), që është partia në pushtet, për vjedhje pas zgjedhjeve.
Dyshime për parregullsinë e zgjedhjeve shprehu edhe Zyra e OSBE-së për Institucione Demokratike dhe të Drejtat e Njeriut (ODIHR), e cila më 18 dhjetor njoftoi se zgjedhjet u shënuan me parregullsi të mëdha, keqpërdorim të fondeve publike, dominim mediatik nga presidenti Aleksandar Vuçiq, fushatë negative dhe përhapje të frikës.
Gjithashtu, një pjesë e eurodeputetëve kërkuan një hetim të pavarur të të gjitha parregullsive të raportuara gjatë zgjedhjeve të mbajtura në Serbi më 17 dhjetor.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës u bënë thirrje gjithashtu autoriteteve në Serbi që të hetojnë pretendimet e vëzhguesve ndërkombëtarë, shkruan REL.
E-Diaspora
-
Sot, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe Sot është Dita e Alfabetit Shqip, tashmë e shpallur festë zyrtare e Shqipërisë. 22 nëntori ka...
-
Vjenë
Virale dhe e suksesshme, Almira nga Austria ka 800 mijë ndjekës në rrjetin “tik-tok”
-
Suedi: Diamant Salihu fiton çmimin “Novatorët e vitit”
-
5 orë pritje, anulohet fluturimi nga Bazeli për në Prishtinë
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri?
Jeta në Zvicër
-
Nesër, mbyllja e stacioneve të trenit të Gjenevës Nëse planifikoni të udhëtoni me tren për në Gjenevë ose nga Gjeneva nesër ose të dielën,...
-
Zvicër: Dita e sotme shënon fillimin e javës së ‘Black Friday’
-
Zvicër: Aksident mes mjetit ushtarak dhe autobusit
-
Bora shkaktoi rreth 150 aksidente në kantonin e Cyrihut
-
Mbi 600 thirrje urgjente janë pranuar vetëm në kantonin e Lucernit për shkak të borës