Kosova
14 punonjës të Ambasadës Zvicerane humbasin punën – 10 prej tyre, kosovarë
4 punonjësit (zviceranë) do të transferohen në vende të reja nga Ministria e Jashtme. Por 10 punonjësit vendas duhet të kërkojnë punë
Heqja e detyrimit të vizës për kosovarët që duan të vizitojnë Zvicrën, është moment gëzimi për popullatën kosovare por jo domosdoshmërisht edhe për punonjësit e Ambasadës së Zvicrës në Kosovë, shkruan albinfo.ch.
Kështu, rregullorja e re do të ketë pasoja për ambasadën e Zvicrës në Prishtinë. Sepse ajo, me të renë, duhet të shkurtojë një numër të konisderueshëm të vendeve të punës, raporton srf.ch. Deri më tani në ambasadë kanë punuar 58 punonjës. Në vitin e ri do të shkurtohen 14 pozita, ka bërë të ditur Departamenti i Punëve të Jashtme në Bernë për Radio SRF. Pozicionet që preken janë ato në seksionin për çështjet konsullore.
Katër punonjësit (zviceranë) të Ambasadës Zvicerane të prekur nga shkurtimet e vendeve të punës do të transferohen në vende të reja nga Ministria e Jashtme, transmeton albinfo.ch. Nga ana tjetër, dhjetë punonjësit vendas që humbasin punën, duhet të kërkojnë punë. Ambasada zvicerane po përpiqet t’i mbështesë të punësuarit kosovarë të shkarkuar në gjetjen e punës, për shembull duke u lëshuar letra rekomandimi ose duke financuar kurse gjuhësore për ta.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Vjenë
Virale dhe e suksesshme, Almira nga Austria ka 800 mijë ndjekës në rrjetin “tik-tok” Almira tregon se aktualisht ka mbi 800 mijë ndjekës dhe përveç se është një tik-tok-ere e...
-
Suedi: Diamant Salihu fiton çmimin “Novatorët e vitit”
-
5 orë pritje, anulohet fluturimi nga Bazeli për në Prishtinë
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri?
-
Kurti mban fjalim në forumin ekonomik Zvicër-Kosovë, flet për “partneritet të fuqishëm”
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Aksident mes mjetit ushtarak dhe autobusit Nëntë efektivë të ushtrisë zvicerane u lënduan në një aksident ...
-
Bora e parë shkakton rreth 150 aksidente në kantonin e Cyrihut
-
Mbi 600 thirrje urgjente janë pranuar vetëm në kantonin e Lucernit për shkak të borës
-
Bora e parë në Zvicër bllokon trafikun
-
5 orë pritje, anulohet fluturimi nga Bazeli për në Prishtinë