Kosova

Kosovë: Për 24 orë policia konfiskoi 71 patentë shoferë

Në kuadër të aksionit “Siguria në Trafikun Rrugor 2023”, Policia e Kosovës ka njoftuar se ka konfiskuar 71 patentë shoferë, duke realizuar 587 pika kontrolli të automjeteve dhe 67 inspektime të menaxhmentit policor.

“Policia monitoron gjendjen e sigurisë dhe menaxhon me trafikun rrugor me njësitet e saj, ku njëkohësisht kërkon nga të gjithë qytetarët që të jenë vigjilent dhe të kujdesshëm që të shmangin veprime, të cilat mund të rrezikojnë sigurinë e tyre dhe sigurinë e të tjerëve në përgjithësi”, thuhet në komunikatën për media të Policisë së Kosovës.