Maqedonia
Maqedoni: Nga marsi nuk do të ketë pagë më të ulët se 22.500 denarë
Në një deklarat për media, ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi njofton se paga minimale do të jetë 22.500 denarë, ndërsa ajo mesatare 39.500 denarë. Ai në rrjetet sociale ka shkruar se nga marsi 2024 nuk do të ketë pagë më të ulët se 22.500 denarë, përcjell albinfo.ch.
Të njëjtën gjë ka thënë edhe ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska.“Nëse marrim sa ka qenë në vitin 2022 dhe sa është tani, kemi mbi shtatë mijë e gati tetë mijë denarë rritje për një vit e gjysmë të pagës minimale”, tha ministrja në “Top Tema”.
Ajo shtoi se nëse kthehemi në vitin 2017, kur paga minimale ishte 10.000 denarë, tani rritja është dyfishuar.
“Paga mesatare e paguar neto për punonjës në tetor të këtij viti është 38.843 denarë, ndërsa në krahasim me tetorin e vitit të kaluar është rritur për 17,3 për qind”, njoftuan të enjten nga Enti Shtetëror i Statistikës
Të tjera nga Maqedonia
E-Diaspora
-
Rrugës për në Kosovë, mërgimtarët presin mbi 15 orë në kufirin Kroaci-Serbi “Aktualisht presim mbi 15 orë. Pompa e fundit e benzinës ishte e stërmbushur tërësisht”, thotë për...
-
Iu dha lamtumira e fundit aktorit Adem Muji
-
Jurgen Uldedaj mund në vetëm 2 raunde rivalin, është i 15-ti në renditjen e 4 federatave të boksit
-
Dënohet shqiptari, pjesë e mashtrimeve prej 1.8 milionë frangash, me Call Center
-
Gjykata në Cyrih dënon një shtetas të Kosovës dhe një të Shqipërisë me burgim dhe dëbim
Jeta në Zvicër
-
Që nga janari, sigurimet shëndetësore rriten me 6 për qind Çmimi mesatar i primeve të sigurimit shëndetësor është 378,70 franga në muaj. Për të rriturit, një...
-
Rrugës për në Kosovë, mërgimtarët presin mbi 15 orë në kufirin Kroaci-Serbi
-
Pronarët e shtëpive të dyta do të përballen me taksa më të larta
-
Hotelet e Bazelit nuk duhet të rrisin shumë çmimin për shkak të Eurovizionit
-
Festivali Federal i Muzikës 2026 do të mbahet në Biel