Maqedonia
Maqedoni: Nga 1 janari do të ketë ulje të çmimit të energjisë elektrike për ata që kursejnë
Çmimeve të reja të rrymës nga 1 janari do t’u gëzohen ata që kursejnë më shumë. Kjo pasi që në bllok tarifën e parë çmimi do të ulet për 5,16%, kurse në bllok tarifën e dytë do të mbetet i pandryshueshëm. Por, nga Viti i Ri, më shtrenjtë do të paguajnë ata që shpenzojnë më shumë energji elektrike, përkatësisht konsumatorët që janë në bllokun e tretë me rritje 2,88% dhe në bllokun e katërt me rritje prej 1,86%.
ÇMIMET E ENERGJISË ELEKTRIKE
Blloku 1 – çmimi i vjetër 6,8 den/kwh – çmimi i ri 6,5 denarë
Blloku 2 – çmimi i vjetër 7,5 den/kwh – çmimi i ri 7,5 denarë
Blloku 3 – çmimi i vjetër 8,9 den/kwh – çmimi i ri 9,2 denarë
Blloku 4 – çmimi i vjetër 19,3 den/kwh – çmimi i ri 19,6 denarë
Sipas Komisionit Rregullator të Energjetikës, rreth 80% të orëmatësve të amvisërisë janë konfiguruar dhe aktualisht llogarisin tarifën e lirë ditore prej ora 13 deri në 15. Gjithashtu tarifa e lirë do të mbetet me çmim të njëjtë me 4 denarë për kilovat orë, raporton alsat përcjell albinfo.ch.
Nga KRRE-ja thonë se tatimi i rrjetit të shpërndarjes ulet për rreth 23%, kurse njëkohësisht shtohet një tatim shtesë për qasje në rrjet, prej 200 denarëve, e cila do tu faturohet të gjithë konsumatorëve prej 1 janarit.
“Për shkak të vendosjes së tarifës për qasja në rrjet, pagesa shtesë është 200 denarë, por çmimi që përmendëm është shuma e çmimit të energjisë, plus tarifa e rrjetit, e cila është zvogëluar për 23%. Te këto ulet çmimi i rrjetit dhe për të mos përkeqësuar gjendjen financiare nëpër Komuna, në pagesën e ndriçimit publik, sepse aty kemi matje vetëm çmimin e konsumit të rrymës është shtuar kjo tarifë e re”, deklaroi Marko Bislimovski, Kryetar i KRRE-së.
Sipas autoriteteve shpenzimi i përgjithshëm i energjisë elektrike në vend është ulur si rezultat i vendosjes së fotovoltaikëve nëpër shtëpitë e konsumatorëve dhe objektet e kompanive. Dhe sipas ekonomisë së tregut çmimi i rrymës nga 1 Janari është dashur të rritet në të gjitha bllok tarifat, por këto korrigjime, sipas tyre, janë bërë për çështje sociale dhe për t’iu përshtatur standardit të jetesës së qytetarëve.
Të tjera nga Maqedonia
E-Diaspora
-
Rrugës për në Kosovë, mërgimtarët presin mbi 15 orë në kufirin Kroaci-Serbi “Aktualisht presim mbi 15 orë. Pompa e fundit e benzinës ishte e stërmbushur tërësisht”, thotë për...
-
Iu dha lamtumira e fundit aktorit Adem Muji
-
Jurgen Uldedaj mund në vetëm 2 raunde rivalin, është i 15-ti në renditjen e 4 federatave të boksit
-
Dënohet shqiptari, pjesë e mashtrimeve prej 1.8 milionë frangash, me Call Center
-
Gjykata në Cyrih dënon një shtetas të Kosovës dhe një të Shqipërisë me burgim dhe dëbim
Jeta në Zvicër
-
Që nga janari, sigurimet shëndetësore rriten me 6 për qind Çmimi mesatar i primeve të sigurimit shëndetësor është 378,70 franga në muaj. Për të rriturit, një...
-
Rrugës për në Kosovë, mërgimtarët presin mbi 15 orë në kufirin Kroaci-Serbi
-
Pronarët e shtëpive të dyta do të përballen me taksa më të larta
-
Hotelet e Bazelit nuk duhet të rrisin shumë çmimin për shkak të Eurovizionit
-
Festivali Federal i Muzikës 2026 do të mbahet në Biel