Lajme
Zvicra me 40 milionë turistë në vit, rekord absolut për vendin alpin
Për herë të parë “mbi 40 milionë vizitorë mund të numërohen në hotele”, shpjegoi drejtori Martin Nydegger
Po afrohet fundi i një viti rekord absolut për turizmin, këtë e ka deklaruar drejtori i turizmit në Zvicër, Martin Nydegger, në një intervistë të publikuar të shtunën nga e përjavshmja gjermane “Schweiz am Wochenende”, transmeton albinfo.ch.
Nydegger, sipas të cilit biznesi në male ka lulëzuar që nga koronavirusi, tha se “për herë të parë në historinë e turizmit zviceran, këtë vit mund të numërojmë mbi 40 milionë turistë në hotele”.
Rezultatet e shkëlqyera të arritura gjatë këtij viti janë rezultat i një bashkëpunimi të mirë mes të gjithë aktorëve në sektorin e turizmit. “Ne mund të jemi krenarë për këtë, sepse vetëm dy vjet më parë virusi na kishte fort në kontrollin e tij dhe askush nuk do ta mendonte se viti 2023 do të sillte një rekord. Ne kurrë nuk mbyllëm zyra, nuk anuluam fushata”, vazhdoi Nydegger, duke nënvizuar se si qëndrueshmëria ka qenë një nga pikat e forta të turizmit, e cila na ka lejuar të kapërcejmë me sukses pandeminë. Pas koronavirusit, zviceranët, ende të rëndësishëm për turizmin zviceran, kanë rizbuluar vendin e tyre dhe tani dëshira e tyre për të udhëtuar do të rritet sërish, transmeton tutje albinfo.ch.
Tregjet e largëta ndoshta do të arrijnë një kufi të natyrshëm. Gjithsesi, kjo kategori mysafirësh është shumë e rëndësishme, sepse po të mos ishin aty hotelet, nuk do të shfrytëzoheshin plotësisht. Klientët e këtij lloji janë shumë të rëndësishëm, sepse ata rezervojnë shumë më herët dhe mbërrijnë në çdo mot dhe në çdo stinë. Në nivel global, Zvicra ende perceptohet si një destinacion i sigurt dhe i besueshëm udhëtimi.
E-Diaspora
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri? Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në Shqipëri, Ilirjan Celibashi, tha se janë krijuar kushtet e...
-
Kurti mban fjalim në forumin ekonomik Zvicër-Kosovë, flet për “partneritet të fuqishëm”
-
Arbër Bullakaj, në krye të nismës për lehtësimin e natyralizimit të të huajve
-
Ariana Qizmolli, me pjesën “Kërce pak”, në festivalin e vallëzimit, në Winterthur
-
Një deputete në Kuvendin e Shqipërisë, me doktoratë austriake
Jeta në Zvicër
-
Më shumë se 640,000 fishekë snajperësh zviceranë thuhet se kanë shkuar në Ukrainë Municione snajperi nga kompania zvicerane P Defence thuhet se kanë mbërritur në Ukrainë në korrik 2023...
-
Kaosi i SBB i frustron udhëtarët: “Ka komunikim zero”
-
Bora paralizon qarkullimin në shumë vende në Zvicër
-
Bazeli do të votojë mbi koston e organizimit ‘blasfemik’ të Eurovizionit 2025
-
Zvicra mbetet kampione evropiane në hekurudha