Lajme

General Motors pezullon shitjen e veturave elektrike për shkak të defekteve

Prodhuesi amerikan i automjeteve General Motors ka pezulluar shitjet e makinës se elektrike Chevy Blazer, pasi disa klientë raportuan probleme me softuerin.

“Kënaqësia e klientit është prioriteti ynë dhe kjo është arsyeja pse ne do të bëjmë një pushim të shkurtër për dërgesat e reja”, tha nënpresidenti i Global Chevrolet, Scott Bell, sipas CNN.

Prodhuesi i automjeteve tha se po punon për të rregulluar problemin dhe pronarët e Chevy Blazer EV do të duhet të përditësojnë makinat e tyre në tregtarët.

General Motors deklaroi se problemet e cilësisë së softuerit nuk lidhen me çështjet e sigurisë ose me sistemin e makinës.

Chevy Blazer u lansua në treg vetëm pak javë më parë si një SUV nga General Motors.