Kuriozitete
Shqiptari që punon për Elon Musk, historia e arritjes së tij në zyrat e “Tesla”

Një histori suksesi, e një të riu shqiptar të dalë nga auditoret e Universitetit Politeknik të Tiranës, u shpalos sot.
Protagonist është Oltion Prifti, i cili pasi përfundoi studimet e nivelit bachelor në UPT në vitin 2012, arriti që nëpërmjet punës dhe përkushtimit në sektorin e teknologjisë të bëhet shqiptari i parë, që punësohet nga Elon Musk.
Pas një përvoje të mëparshme në Suedi, i riu shqiptar është punësuar si inxhinier automatizimi në zyrat e kompanisë “Tesla” në Berlin.
Ai rrëfeu për A2 CNN se aktualisht është angazhuar për prodhimin e baterive të makinave elektrike të gjeneratës së fundit, ku bën pjesë edhe Cybertrack.
“Jam diplomuar në inxhinieri elektronike. Kam dëgjuar për herë të parë për Tesla-n në vitin 2021 kur mbarova Bachelor-in në Universitetin Politeknik në Tiranë. Është një histori e gjatë që nisi kur lëviza për në Suedi. Në Shqipëri unë kam punuar më tepër si web-developer, por preferoja më shumë pjesën inxhinierike. Në vitin 2014 kam aplikuar në shumë kompani, sidomos në Skandinavi dhe në vitin 2015 mora një ofertë pune për në Suedi dhe aty ishte puna e parë ku u fokusova në pjesën inxhinierike të programimit dhe zhvillimit. Në 2019 kisha një projekt me kompaninë suedeze në Kaliforni dhe më bëri përshtypje që mbi 50% që punonin tek ky klienti ishin ish-punonjës të Tesla-s. Aty rashë në kontakt me persona dhe nisa të interesohesha. Në 2021 nisa të bëja disa aplikime te Tesla në Kaliforni, ndërkohë ata më kontaktuan pas 5 muajsh nga Berlini duke qenë se Amerika nuk lejonte futjen e shtetasve të huaj për shkak të COVID-it. Aty filloi. Aktualisht merrem me zhvillim e të gjithë pjesës së prodhimit të celulave të baterisë, që janë komplet teknologjia më e fundit që Tesla është duke prodhuar për gjeneratën e fundit të makinave elektrike.”
I pyetur nëse ka arritur të ketë një takim me Elon Musk, Oltioni zbuloi se është përballur me të në zyrat e kompanisë në Berlin, të cilën CEO i Tesla-s dhe platformës X e viziton çdo tre muaj.
“Për të folur jo. Njëherë në çdo tre muaj është. Ai person është si një makinë që nuk pushon për të punuar. Ai mund të marri vetëm një ditë pushim në vit dhe e ke në çdo kompani që menaxhon”.
VIDEO:
Të tjera nga Kuriozitete
E-Diaspora
-
Gjendet e vrarë 22-vjeçarja shqiptare në Itali E zhdukur prej 25 Marsit, arrestohet ish-i dashuri ...
-
Transporti Publik i Cyrihut kërkon personel (edhe) në gjuhën shqipe
-
Mashtruan dhe vodhën identitetin e amerikanëve – kush janë dy kosovarët që u ekstraduan në SHBA
-
Panairi i parë, eventi më i madh për gratë ndërmarrëse shqiptaro-zvicerane
-
Dy kosovarë ekstradohen në SHBA për mashtrim të amerikanëve
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Shkalla e kancerit kolorektal rritet në moshën nën 50 vjeç Mjekët po ngrenë alarmin e rritjes së shkallës së kancerit kolorektal tek të rinjtë – dhe...
-
Pse një vonesë prej 3 minutash është një problem në Zvicër?
-
Zvicër: 25% rrezikojnë varfërinë
-
Linjat e trenave të cilët vonohen më shumë në Zvicër
-
Kisha Katolike në Zvicër përballet me krizë besimi – a po largohen besimtarët?