Kosova
Vuçiq: Presim themelimin e asociacionit, nuk pranojmë asnjë dokument që anëtarëson Kosovën në OKB
Presidenti serb, Aleksandër Vuçiq, ka deklaruar se autoritetet serbe nuk kanë ndërmend të njohin Pavarësinë e Kosovës pavarësisht negociatave, ndërsa u shpreh se Serbia nuk pajtohet me asnjë dokument që mbështet anëtarësimin e Kosovës në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, përcjell albinfo.ch.
“E përsëris: Serbia nuk e njeh dhe nuk do ta njohë Pavarësinë e Kosovës. Dhe, ne nuk do të pajtohemi me asnjë dokument që na detyron të mbështesim anëtarësimin e Kosovës në OKB ose në struktura të veçanta të OKB-së”, u shpreh ai.
Ndër të tjera, ai u shpreh që presin formimin e asociacionit.
”Serbia do të zbatojë gjithçka që kemi thënë, në mënyrë të denjë, në mënyrë korrekte, por do të presim edhe formimin e Asocioacionit të Komunave Serbe. Kështu që ne gjithmonë jemi përpjekur të arrijmë një kompromis, do të përpiqemi edhe në të ardhmen”, ka thënë ndër të tjera ai.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Sot, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe Sot është Dita e Alfabetit Shqip, tashmë e shpallur festë zyrtare e Shqipërisë. 22 nëntori ka...
-
Vjenë
Virale dhe e suksesshme, Almira nga Austria ka 800 mijë ndjekës në rrjetin “tik-tok”
-
Suedi: Diamant Salihu fiton çmimin “Novatorët e vitit”
-
5 orë pritje, anulohet fluturimi nga Bazeli për në Prishtinë
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri?
Jeta në Zvicër
-
Pse udhëtarët në Zvicër mund të paguajnë për kilometër në të ardhmen? Kompanitë e transportit publik në Zvicër dëshirojnë të përmirësojnë sistemin aktual të tarifave, duke i bazuar...
-
Nesër, mbyllja e stacioneve të trenit të Gjenevës
-
Zvicër: Dita e sotme shënon fillimin e javës së ‘Black Friday’
-
Zvicër: Aksident mes mjetit ushtarak dhe autobusit
-
Bora shkaktoi rreth 150 aksidente në kantonin e Cyrihut