Lajme
Temperatura pranverore sot në Ticino, deri në 22 gradë celsius
22 gradë në Biasca, 20 gradë në Lokarno. Por "vetëm" 13 gradë në Lugano
22 gradë në Biasca, 20 gradë në Lokarno: Kantoni jugor i Zvicrës, Ticino, aktualisht po përjeton ditë të ngrohta për shkak të erës që po fryn nga veriu, transmeton albinfo.ch. Por moti është gjithashtu veçanërisht i butë edhe në zonat tjera të Zvicrës.
SRF Meteo e njoftoi këtë në shërbimin e mesazheve të shkurtra X, shkruan meteo.ch
Në vendet ku nuk frynte era, temperaturat ishin dukshëm më të ulëta. Kështu, në Lugano, për shembull, që bën pjesë po ashtu në Ticino, janë matur sot vetëm 13 gradë celsius.
Megjithatë, nëse doni të udhëtoni në Ticino në mënyrë spontane, keni nevojë për durim. Përballë tunelit të Gotthard-it, kolonat e automjeteve aktualisht, për shkak të fillimit të pushimeve dimërore dhe të Krishtllindjes, janë deri në 9 kilometra të gjata, përcjell albinfo.ch. Kjo do të thotë një humbje kohe prej rreth një orë e 30 minuta.
E-Diaspora
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin U ankua kundër dënimit me 43 muaj burg por iu shqiptua edhe masa e dëbimit për...
-
Avni Gallapeni, një krijues me vizion që lidh artin me industrinë
-
Zamfina Rexhaj vjen me një libër dygjuhësor me poezi
-
Kosova, gati për turneun “Yellow Cup” në Winterthur të Zvicrës
-
Pritjet nëpër pika kufitare, 2 orë për të dalë në Merdarë e Muçibabë
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Bëhet apel për kujdes nga faqet jozyrtare për ngjitësin e autostradës 2025 Vinjeta e autostradës ekziston në formë elektronike që nga gushti 2023. Në janar, faqet e internetit...
-
Një jetë pa media sociale: së shpejti një realitet për të rinjtë?
-
Shoqata e Fermerëve është alarmuar, si “janë” fermerët zviceranë?
-
Shiu i rrezikshëm ngrirës drejt Zvicrës
-
2602 franga për 14 metra katrorë, mega-çmimi për mini-apartament në Cyrih