Lajme

Tregu më i mirë i Krishtlindjeve në Zvicër është ai i Bazelit

Qyteti i Bazelit ka 900.000 vizitorë nga të gjitha vendet e Evropës vetëm gjatë muajit dhjetor, duke e bërë qytetin më të frekuentuar në Zvicër për festat e fundvitit, shkruan albinfo.ch.

Çdo vit, qindra tezga dhe drita të panumërta e bëjnë Bazelin një nga qytetet më të bukura të Krishtlindjeve në Europë. Sidomos qendra piktoreske e qytetit të vjetër – si Barfüsserplatz – shkëlqen në këtë atmosferë festive. Dyqane të panumërta tërheqin turistët dhe vendasit për të blerë dhurata të bukura, shkruan tutje albinfo.ch.

Sipas statistikave nga Badische Zeitung, çdo vizitor shpenzon mesatarisht 50 franga për një natë nëse futet në tregun festiv të Bazelit.

Vizitorët thuhet se janë nga vende të ndryshme, por këtë vit do të ketë edhe nga Japonia, ku para pak ditësh kanë konfirmuar ardhjen e tyre prej 200 persona për të shijuar festat në këtë qytet, bëjnë me dije agjencitë turistike të fluturimeve nga Aeroporti i Bazelit.

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm