Lajme

Fakte interesante për dhjetorin, muajin e festave

Tregu më i mirë i Krishtlindjeve në Zvicër është Baseli. Ky kanton ka 900.000 vizitorë nga të gjitha vendet e Evropës, gjatë muajit dhjetor.

Kënga e famshme “Jingle Bells” është kompozuar në vitin 1857, dhe jo për Krishtlindje – ajo ishte krijuar si këngë e Ditës së Falënderimeve.

Dekorimet e zakonshme të bredhit kanë domethënie specifike fetare. Qirinjtë –drita e botës; ndërsa Ylli në majë është rikujtues i natës së parë të Krishtlindjeve.

Pema e parë artificiale e Krishtlindjeve (bredhi) është ndërtuar në Gjermani.

Shën Nikolasi, i cili më vonë u njoh botërisht si Babagjyshi, fillimisht ka qenë shenjtor mbrojtës i fëmijëve.

Dhjetori është muaji më i zënë për tërheqje të parave cash nga bankomatët në botë.

I vetmi film me fjalën “Dhjetor” në titull që ka fituar çmimin Oskar ishte ‘December 7th’, dokumentar i vitit 1943 rreth Pearl Harbor-it, dhe me regji nga John Ford.

Muaji dhjetor e ka marrë emrin nga fjala latine “decem” që ka kuptimin 10, pasi dhjetori ishte muaji i 10-të në kalendarin e lashtë romak.