Kosova

Zv.kryeministri i Kosovës reagon pas sulmit në Pragë

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, ka reaguar pas sulmit në Pragë të Çekisë, ku mbetën të vrarë 15 persona, derisa 24 të tjerë u plagosën. Ai ka ngushëlluar familjet e viktimave që u vranë në sulmin në Pragë.

“Skenë zemërthyese e të shtënave në Pragë. Ngushëllimet e mia të thella për familjet dhe miqtë e viktimave dhe për të gjithë popullin çek. Ky sulm i tmerrshëm është një lajm i trishtuar dhe një ditë e trishtuar për të gjithë ne”, ka shkruar Bislimi në X.

Policia ka thënë se sulmuesi, 24-vjeçar ka qenë student i universitetit dhe sulmi ka qenë i paramenduar.