Shqipëria
Operacion i madh antidrogë në Itali, arrestohen 20 shqiptarë
Policia italiane njofton se 20 persona kanë përfunduar në pranga, ndërsa dy të tjerë janë lënë në arrest shtëpie. Në kuadër të një operacioni policor, janë çmontuar 2 laboratorë për paketimin e dozave dhe një magazinë për uljen e barnave, ndërsa në total janë sekuestruar 111 kg lëndë narkotike dhe 453 mijë euro cash.
Ky është rezultati i operacionit ‘Turn Over’, i kryer nga karabinierët në provincat Varese, Milano, Lecco, Bergamo dhe Novara. Hetimet, që çuan në arrestimin e 20 shqiptarëve dhe dy italianëve, nisën në vitin 2016, kur një grindje e brendshme brenda botës së trafikut të drogës la dy viktima. Një nga viktimat ishte vëllai i një prej të arrestuarve të sotëm, transmeton A2, përcjell albinfo.ch.
Duke u nisur nga ajo ngjarje e përgjakshme, hetuesit hodhën dritë mbi një rrjet tregtarësh droge, shumë prej të cilëve ishin të lidhur me njëri-tjetrin, aktivë në zonën e poshtme të Vareses dhe në brendësi të Milanos: një organizatë e mirëstrukturuar, e kompletuar me furnizim dhe transport. Nëse droga në fjalë do të kishte dalë në tregun e paligjshëm, raportohet se ajo do të sillte të ardhura mbi 3 milionë euro.
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
FC Kosova Zürich: Stabiliteti, sukseset dhe ambiciet për të ardhmen Kjo periudhë e suksesshme shënoi një hap të rëndësishëm për klubin që vazhdon të rritet dhe...
-
Rita Ora në New York për ndërrimin e moteve
-
Bekim Zogaj, kur “pensionimi” vjen në kulmin e karrierës
-
Xhaka, me transplant të flokëve në Prishtinë
-
1 orë pritje për të dalë nga Kosova
Jeta në Zvicër
-
Transport publik falas për të rinjtë në Gjenevë Banorët e Gjenevës deri dhe duke përfshirë moshën 24 vjeç tani do të mund të përdorin...
-
Ligji i ri për blerjet ndërkufitare
-
Nga sot në fuqi: Ndalohet mbulimi i fytyrës në Zvicër
-
Kush është Karin Keller-Sutter, presidentja e re e Zvicrës?
-
Fjalimi i Presidentes Keller-Sutter: Vlerëson modestinë zvicerane