Kosova

Vdes në moshën 33-vjeçare trajneri kosovar

Ka vdekur të mërkurën trajneri 33-vjeçar i disa skuadrave të basketbollit kosovar, Illmen Bajra.

“Klubi basketbollistik Proton Cable Prizreni shpreh ngushellimet më të sinqerta familjes Bajra dhe gjithë komunitetit të basketbollit. Ikja e hershëm në amshim është një humbje e madhe për ne dhe basketbollin. Trajneri Bajra me sukses drejtoi skuadrën e Bashkimit , ishte pjesë e përfaqësueses njëherit edhe gjysë sezone ishte në stafin e trajnerëve edhe te skuadra jonë. Thellësisht të pikëlluar do e kujtojm Illmenin si shembull i punës, pozitiviteti e një miku që gjithmonë do jetë në zemrat tona”, ka shkruar KB Prizreni.

Bajra kishte punuar si ndihmës te KB Prizreni e KB Prishtina e si trajner kishte udhëhequr Bashkimin dhe Rahovecin. Në rolin e trajnerit, suksesin më të madh e arriti në vitin 2018, kur fitoi titullin kampion me skuadrën e femrave të Bashkimit.

Bajra aktualisht punonte në Gjermani, ku tash e dy sezone udhëhiqte skuadrën e Bad Homburgut.