Kosova

Një kompani gjermane do të investojë 20 milionë euro në Kosovë

Bëhet e ditur se një kompani gjermane do të investojë 20 milionë euro në Kosovë në sektorin e automobilizmit, respektivisht për prodhimin e pjesëve inovative për automjete, transmeton albinfo.ch.

„Lokacioni është përcaktuar në Obiliq, pajisjet kanë ardhur, ka filluar edhe trajnimi i stafit, kurse prodhimi pritet të fillojë në pranverë të vitit 2024. Nëse gjithçka shkon sipas planit, deri në fund të vitit 2025 aty do të punësohen 300 persona“, tha për RTK-Radio Nora Hasani, drejtoreshë e Odës Ekonomike Gjermano-Kosovare.