Integrimi
Zvicra dhe shqiptarët, një histori Win Win Win!
Editorial i botuar në numrin më të ri të revistës albinfo.ch
Zvicra është vend, i cili gjithmonë ka joshur botën për nga neutraliteti, veçoritë e saj institucionale federale dhe të demokracisë së drejtpërdrejtë, larushia gjuhësore e fetare, tradita humanitare, bukuria përrallore e natyrës së saj, precizioni, zanati i bankës, arti i organizimit, sistemi arsimor cilësor, si edhe aftësia inovative dhe teknologjike e saj. Edhe pse një vendi i vogël, figura të famshme të historisë së njerëzimit kanë zgjedhur Zvicrën për të vazhduar veprimtarinë e tyre, qoftë të filluar në vendin e prejardhjes, apo edhe realizimin e qëllimeve të tyre pikërisht në Zvicër. Është fakt i pamohueshëm se prosperiteti i Zvicrës ndërlidhet po ashtu edhe me pasurimin që i kanë sjellë asaj njerëzit e ardhur nga vende të tjera, por është po ashtu fakt se Zvicra ka ditur t`u mundësojë atyre që t`i realizojnë ëndrrat e tyre.
Viti që po e lëmë pas në relacion me arritjet e komunitetit të madh shqiptar në Zvicër dëshmon pikërisht ekuacionin se migracioni sjell një mori të mirash dhe pasuron vendin, ku personat apo familjet migrante kanë zgjedhur të kalojnë jetën e tyre. Me fjalë të tjera, arritjet e shënuara sivjet, të disa figurave shqiptaro-zvicerane që platforma Albinfo.ch online dhe print ka zgjedhur t`i vlerësojë, qoftë në nivele të larta politike kantonale apo federale, në fushën e futbollit, në lëmin e shkencës apo artit pamor si dhe të ndërmarrësisë, ilustrojnë faktin se kontributi i shqiptarëve për prosperitetin e Zvicrës është po ashtu realitet i pamohueshëm.
Edhe pse tabloidë të ndryshme sensacionalë apo retorika politike shpeshherë kanë stigmatizuar pjesëtarë apo komunitetin shqiptar, si dhe vendet e tyre të prejardhjes, si problematike (lexo raciste), historia që po shohim sot e dëshmon krejt të kundërtën. Është fakt se një pjesë e këtij komuniteti është veçuar me sfida integruese, dhe që është krejtësisht normale në rrugëtimin e tyre integrues. Mirëpo, gjeneratat e ardhshme “ia kthejnë shumëfish” me të mira vendit pritës investimin e bërë në gjeneratën e parë.
Ajo që është më specifike me shqiptaro-zviceranët është zelli dhe dëshira e tyre e flaktë për arritje. Është shumë mbresëlënës numri i ndërmarrjeve të vogla, të mesme dhe të mëdha që janë krijuar nga pjesëtarë shqiptaro-zviceranë, dhe atë, brenda pak vitesh, duke u bërë po ashtu faktorë të rëndësishëm të mirëqenies ekonomike zvicerane. Pra, relacioni i Zvicrës dhe shqiptarëve është fitim i dyfishtë në shumë fusha, sikurse për Zvicrën, ashtu dhe për pjesëtarët shqiptarë, të cilëve Zvicra ua ka mundësuar të realizojnë veten. Ndoshta tani është koha që këto të mira të diasporës t’iu përcillen edhe vendeve të prejardhjes të shqiptaro-zviceranëve, që kanë shumë nevojë për mbështetjen e tyre, duke e shtuar ekuacionin në win-win-win !
Dr. Bashkim Iseni, themelues i Platformës Albinfo.ch
Të ngjashme
Të tjera nga Integrimi
E-Diaspora
-
Sot, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe Sot është Dita e Alfabetit Shqip, tashmë e shpallur festë zyrtare e Shqipërisë. 22 nëntori ka...
-
Vjenë
Virale dhe e suksesshme, Almira nga Austria ka 800 mijë ndjekës në rrjetin “tik-tok”
-
Suedi: Diamant Salihu fiton çmimin “Novatorët e vitit”
-
5 orë pritje, anulohet fluturimi nga Bazeli për në Prishtinë
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri?
Jeta në Zvicër
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës. Të mërkurën, ajo i kërkoi...
-
Kantoni i Gjenevës shqyrton mundësinë e pushimit para lindjes
-
Gjeneva shtyn afatin e pagesës pas rritjes masive të taksës së makinave
-
Gjykata Federale e njeh obezitetin si paaftësi në kushte të caktuara
-
Zvicra, kampion evropian në transportin hekurudhor