Kosova

Shaip Kamberi thotë se ka siguruar ulësen në Parlamentin serb

Shaip Kamberi deri më tani ka siguruar 11 mijë e 278 vota në zgjedhjet nacionale, të cilat janë zhvilluar sot në Serbi, përcjell albinfo.ch.

Ai u shpreh se këto vota do t’ia sigurojnë ulësen në Parlamentin serb.

Përveç Kamberit, në garë për postin e deputetit është edhe një shqiptar nga Presheva, Visar Memeti.

Ndryshe, deri në mbylljen e vendvotimeve në orën 20:00, në Bujanoc kanë dalë të votojnë 40 për qind, ndërsa në Preshevë, mbi 20 për qind.