evente
Rrjeti i Bizneseve të Diasporës Shqiptare shtron darkën e fundvitit në Zvicër
Në organizimin e Rrjetit të Bizneseve të Diasporës Shqiptare, në Bernë, janë mbledhur bashkë në darkën e fundvitit bizneset e këtushme shqiptare.
Në një atmosferë festive, karakteristike për periudhën e fundvitit, Rrjeti i Bizneseve të Diasporës Shqiptare në Zvicër organizoi darkën festive të fundvitit dedikuar anëtarëve të Rrjetit dhe familjeve të tyre.
Evenimenti u mbajt në hapësirat e restoranit Allresto në Bernë, me një pjesëmarrje të konsiderueshme të anëtarëve të Rrjetit dhe anëtarëve të familjeve të tyre.
Fjalën hyrëse në këtë eveniment e kishte z. Nazmi Jakurti, njëherësh edhe këshilltar juridik pranë Rrjetit. Pasi shpalosi programin e mbrëmjes, fjalë rasti morën edhe Presidenti i Bordit të Rrjetit, z.Fehmi Fetahi, si edhe Kryetari në detyrë, z. Qamil Isufi dhe Nënkryetari, z. Rexhep Berisha.
Pjesa e parë e mbrëmjes filloi me dorëzimin e mirënjohjeve anëtarëve të Rrjetit që ishin prezentë në darkën festive të fundvitit. Mbrëmja më tutje vazhdoi me performancë muzikore të zhanreve të ndryshme, duke filluar prej atyre popullore, e deri te ato zbavitëse.
Ky eveniment po ashtu rezultoi me njohje me të mirë mes anëtarëve të Rrjetit si edhe krijimin e rrjetëzimit të mëtutjeshëm, duke krijuar mundësi të reja për bashkëpunim.
Më shumë foto të realizuara nga Mentor Bajrami: LINK
Të ngjashme
Ambasadorët e tri shteteve i premtojnë mbështetje Rrjetit të Bizneseve Shqiptare në Zvicër
- Fehmi Fetahi nderohet me çmimin “Shën Tereza, Shqiptarja e gjithë botës”
- Fehmi Fetahi nderohet në Tiranë me çmimin ‘Sahati i Tiranës’
- Fehmi Fetahu, biznesmeni nga Zvicra, investitori më i madh në Gjilan
- Rrjeti bizneseve shqiptare vazhdon rrjetëzimin në Zvicër
- Zvicër: Rrjeti i bizneseve shqiptare organizon ‘Diaspora Busniness Connection’
Të tjera nga evente
E-Diaspora
-
Frankfurt: Agnesa Kolica, fituese e “Çmimit për Integrim” Ky çmim është një shembull i shkëlqyer për diasporën tonë...
-
Gjermani: Festohet 112-vjetori i Pavarësisë së Shqipërisë
-
Një yll në ngritje: Fiona, sopranoja e verbër, me zë brilant
-
Londër: Shënohet 112-vjetori i Pavarësisë së Shqipërisë
-
Pesë gjeodetë nga Kosova magjistrojnë në Vjenë
Jeta në Zvicër
-
Gjermania lëviz për ta bërë jetën më të lirë për blerësit nga Zvicra Ndërsa rregullat e reja zvicerane do t'i bëjnë blerjet ndërkufitare më pak fitimprurëse për njerëzit nga...
-
I kanë marrë priftit 300 mijë franga, me mashtrim: Dënohen dy kosovarë
-
Zvicër: Më shumë fuqi vjen nga dielli
-
Nesër, në Cyrih, protestë e heshtur kundër paraqitjes së Vuqiçit në Zvicër
-
Realizimi i pagës minimale të planifikuar në Cyrih ballafaqohet me pengesa