Sporte Luftarake

Akil Gjakova fiton medaljen e artë

Akil Gjakova ka fituar medaljen e artë në finale të Kampionatit Evropian të Hapur, që po zhvillohet sot në Prishtinë.

Gjakova fitoi ndaj Manuel Lombardos, në kategorinë deri në 73 kilogramë, përcjell albinfo.ch.

Në anën tjetër, Dardan Cena, Nora Gjakova dhe Distria Kransiqi kanë fituar medaljen e bronztë. Gjakova shpërblehet me 55 mijë euro për medaljen e artë, teksa fondi i përgjithshëm shpërblyes është 300 mijë euro.

Kampionati i Hapur Evropian i Xhudos është zhvilluar vetëm në dy kategori, deri 73 dhe deri 57 kilogramë.